
Virtus Lending LLC është Institucion Financiar Jo-bankar (IFJB) i licensuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Ne ofrojmë kredi dhe financim për blerjen e automjeteve përmes lizingut financiar për të gjitha markat dhe modelet pa ndonjë kufizim të vitit të prodhimit. Me qëllim të zgjerimit të aktivitetit në tregun kredive dhe financimit të automjeteve, Virtus Lending LLC po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën e “Specialist i Shërbimit për Klientë”.
Pozita: Specialist/e i/e Shërbimit për Klientë
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgatit dhe përcjell aplikacionet e kredive që nga aplikimi deri në arkivimin e dosjes;
- Ofron konsulencë financiare dhe shërbim cilësor për klientët;
- Identifikon, vlerëson dhe bën zgjidhje për kërkesa të klientëve;
- Komunikon me klientët në mënyrë verbale dhe joverbale përmes kanaleve të komunikimit të kompanisë;
- I përmbahet politikave dhe procedurave të shërbimit për klient;
- Të arrijë objektivat e shitjes sipas përcaktimit me menaxherin e linjës në baza javore dhe mujore;
- Përshtatet në punë ekipore;
- Përfundon detyra tjera në bazë të kërkesës së mbikqyrësit.
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në fushën e ekonomisë, marketingut ose fushëveprimeve të ngjashme;
- Përvojë pune në fushën e shërbimit për klient (preferohen aplikantë me përvojë në sektorin mikrofinanciar apo bankar); Përvoja e mëparshme në lizing të automjeteve do të konsiderohet si një avantazh i madh;
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim, prezantim dhe negocim;
- Shkathtësi të mira kompjuterike dhe sistemeve të komunikimit me klientë;
- Njohuri të arsyeshme të gjuhës angleze (e preferuar)
Çfarë ofron Virtus Lending
- Pagë konkuruese + bonuse atraktive;
- Ambient profesional i punës ku do të keni mundësi të përdorni njohuritë dhe aftësitë tuaja në mënyrë efektive për ngritje në karrierë.
- Mundësi e madhe për të qenë pjesë e një kompanie inovative në procesin e zgjerimit në tregun e Kosovës dhe më gjërë.
Si të aplikoni
Dërgoni CV-në tuaj në adresën e e-mailit: [email protected] jo më vonë se 22 Prill 2025. Ju lutem referojuni në e-mail titullit të pozitës për të cilin jeni duke aplikuar, psh “Specialist i Shërbimit për Klientë”. Vetëm kandidatët në listen e ngushtë do të kontaktohen.