business

Edukatore /Motër Edukatore 0-3 vjeç, Psikologe

  • star Publikuar: 30-01-2025
  • star Skadon: 13-02-2025
Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 221

Datë: 30. 01. 2025

Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës, Institucioni Parashkollor OJQ “BOTANIKA” – Prishtinë, shpall:

KONKURS

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Nr.

Titulli i vendit të punës

Vend i lirë

Numri i pozitave

1.Edukatore /Motër Edukatore 0-3 vjeç

1

1

2.Psikologe

1

1

Titulli i Punës: Edukatore/Motër edukatore për grup moshën 0-3 dhe Psikologe

Numri i kërkuar: 2 Pozita

Vend i lirë:-2 pozita

Data e alikimit: 30.01.2025 - 13.02.2025

Instutucioni: Institucioni Parashkollor OJQ “BOTANIKA”

Orarë i punës: I plotë

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore ( të noterizuara) ;
  • Letërmotivimin;
  • CV Personale ;
  • Dokumnet identifikimi;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit (nëse ka) ;
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende.

Formulari i aplikimit (merret në Institucion Parashkollor ‘Botanika”, Rr.Sokol Sopi, nr 74, lagjia Mati II).

Kërkesat e përgjithshme formale:

Arsimimi i kërkuar për Edukatore/Moter edukatore (0-3 vjeç):

  • Fakulteti i Edukimit-Programi Edukimi dhe Zhvillimi në fëmijërinë e hershme 0-3 vjeç. • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi infermiere edukatore;
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi i pediatrisë;
  • Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi mami;
  • Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme;

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Edukatore/Motër edukatore

  • Të realizojë planprogramin edukativ për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore të cilat rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e saj/tij të punës;
  • Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin edukativ 0-3 dhe 3-6 vjeç;
  • Të zbatojë metodologjitë educative në përputhje me udhëzimet e planprogramit;
  • Të mos kërkojë apo pranojë udhëzimet lidhur me kryerjen e detyrave përveç Drejtoreshës Ekzekutive të Institucionit Parashkollor “Botanika”;
  • Të mos e shfrytëzojë pozitën e punës për interesa private dhe në dobi të ndonjë pale të tretë, përfshirë edhe familjen, shoqërinë apo edhe miqësinë e tij/saj;
  • Të ushtrojë maturi maksimale lidhur me të gjitha çështjet e punës, përfshirë ruajtjen e informative (nëse nuk janë publike), të cilat lidhen me procesin e punës dhe raporteve të krijuara prej tij/saj, duke mos komunikuar këto informata me asnjë person fizik dhe juridik, përveç kur informatat e tilla janë të parapara në kuadër të detyrave apo autorizimit nga Drejtoresha Ekzekutive të Institucionit Parashkollor “Botanika”;
  • Të mbajë orën e kujdestarisë dhe kujdestarine ditore;
  • E punësuara është i obliguar të respektojë kodin e veshjes dhe të sjelljes së përcaktuar me rregulloren e brendshme të I.P.” Botanika” dhe akteve të tjera nënligjore;
  • E punësuara nuk do të kryejë punë apo detyrë tjetër me orar të plotë, nëse puna e tillë bie ndesh me aktet e tjera nënligjorepa pëlqimin paraprak me shkrim nga Drejtoresha Ekzekutive të I.P.”Botanika”;
  • Puna të monitorohet dhe vlerësohet mbi bazën e rezultateve të arritura të fëmijëve sipas procedurave profesionale;
  • Punë dhe detyra të tjera shtesë të caktuara nga Drejtoresha Ekzekutive e I.P.”Botanika” dhe detyra të përcaktuara në legjislacioni në fuqi të arsimit parauniversitar;

Kërkesat e përgjithshme formale:

Arsimimi i kërkuar për Psikologe:

1. Të ketë të përfunduar studimet e Psikologjisë së përgjithshme /këshillimit;

2. Të ketë përvojë/praktikë pune me fëmijët, prindërit.;

Përparësi: Studimet Master/ trajnime të fushës;

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e Psikologës:

  • Të aplikojë metodat observuese në baza ditore;
  • Të evidentojë zhvillimin psikologjik të fëmijëve krahas moshës biologjike;
  • Të identifikojë nevojat e hershme për intervenim/mbështëtje edukative-psikologjike;
  • Të udhëzojë stafin e punës sipas nevojave që paraqiten në fushën psikologjike;
  • Të mbajë konsulta me prindër varësisht nga nevoja;
  • Të hartojë plane udhëzues/këshillues për stafin mbështetës/asistente;
  • Të dokumentojë punën e bërë çdo tre (3) muaj tek drejtoresha;
  • Të ndërtojë komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë psikolog-koordinatore e cilësisë edukatore në mënyrë që udhëzimet të realizohen vazhdimisht.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi është i hapur prej datës 30.01.2025 - 13.02. 2025.

Aplikacionet mund të dorëzohen çdo ditë pune nga ora 09:00 - 15:00

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohen në Institucionin Parashkollor “Botanika”në Mati II, Prishtinë, ose e-mail adresën: [email protected] .

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.