business

Specialist / Zyrtar për raportim financiar (m/f)

  • star Publikuar: 15-02-2024
  • star Skadon: 29-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1892

Specialist / Zyrtar për raportim financiar (m/f)

Kompetencat:

  • Diplomë Universitare në Financa, Kontabilitet, Matematikë Financiare, apo të ngjashme;
  • Përvojë pune në fushën e financave prej të paktën tri (3) vite;
  • Përvoja në sektorin bankar përbën avantazh;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe prezantimit;
  • Aftësi të shkëlqyeshme numerike, analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
  • Niveli mesatar i Gjuhës Angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Asiston në përgatitjen dhe raportimin mujor, tremujor dhe gjashtëmujor për Bankën Qendrore të Kosovës;
  • Përgjegjës për përgatitjen dhe raportimin mujor të Treguesve Kyç Financiar për Bankën Qendrore të Kosovës;
  • Përgatit raportin tremujor statistikor të Shoqatave të Bankave;
  • Asiston dhe ndihmon në përgatitjen e raporteve të brendshme financiare;
  • Përgatit pasqyrat financiare mujore për aksionaret;
  • Asiston në përgatitjen dhe raportimin e raporteve tremujore për Fondin e Sigurimit të Depozitave;
  • Përgjegjës për përgatitjen e raportit te likuiditetit;
  • Merr pjesë në përgatitjen e politikave dhe procedurave të brendshme;
  • Asiston në përgatitjen e informacioneve të kërkuara nga auditorët e jashtëm;
  • Asiston në përgatitjen e raportit vjetor të auditimit;
  • Asiston edhe punë të tjera në kuadër të Sektorit të Raportimit Financiar sipas udhëzimeve nga menaxheri i sektorit;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Udhëheqësit të Departamentit.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Apliko Online

Afati i aplikimit është deri me datë: 29 shkurt 2024.