Kompani
Oberal LLC
Kategoritë
Prodhimtari
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Fushë Kosovë
Shikime
1013
Kompania Oberal LLC shpall konkurs për pozitat:
Konkurs: 1 Operatorë në makinën CNC
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Aftësi për të lexuar vizatime dhe skica në mënyrë që të kuptohen plotësisht kërkesat.
- Përcaktimi i matjeve dhe llogaritja e madhësisë dhe sasisë së materialit të nevojshëm për një projekt të caktuar.
- Aftësi për të përgatitur dhe përdorur makinat CNC, me anë të së cilave kryen detyra si shpime, gërryerje, bluarje dhe të tjera funksione me anë të makinës.
- Aftësi për të përkthyer udhëzimet në komandat kompjuterike në mënyrë që makina të realizoj dhe përfundoj funksionin e duhur.
- Njohuri në përgatitjen dhe ngarkimin e lëndëve të para dhe pjesëve të ndryshme në makinë.
- Njohuri në mbikëqyrjen e makinave derisa ato janë duke kryer detyrat dhe ndërhyrjen për çdo rregullim të nevojshëm për të prodhuar një rezultat përfundimtar sa më të mire.
Kualifikimet:
- Të ketë së paku 2 vite përvojë pune si Operator me makina CNC.
- Të ketë së paku të përfunduar shkollën e mesme.
- Të ketë njohuri në përdorimin e makinave CNC.
- Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse.
- Preferohen kandidatët të cilët kanë njohuri të gjuhës angleze.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë aplikacionin apo CV-në, në e-mail adresën [email protected], duke cekur në ‘Subjekt’ pozitën për të cilën kandidoni: ose mund të vini të zyret dhe të plotësoni aplikacionin për punësim; · Adresa Dëshmori pn, Miradi e Epërme (afër Xhamisë), Fushë Kosovë
Konkursi do të jetë i hapur deri më datë nga data 18/09/2022 deri 31/08/2022
Kandidatet të cilat i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.