
PERSHKRIMI:
The Library Project Kosova (TLP-K), e themeluar në Stokholm, Suedi, në vitin 2017, është një organizatë jofitimprurëse misioni i të cilës është zhvillimi i lexim-kuptimit dhe krijimi i shprehisë së leximit tek fëmijët dhe të rinjtë e Kosovës. Për të arritur qëllimin tonë, ne përdorim tri qasje kryesore:
- Ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënësve në fushën e lexim-kuptimit nëpërmjet programit mbi “Strategjitë e lexim-kuptimit” dhe implementimin e orës së leximit në shkolla.
- Të shtojmë numrin e librave dhe hapësirave kreative në të cilat fëmijët kanë mundësi të lexojnë lirshëm dhe të marrin mbështetje të duhur.
- Të avokojmë që të bëhet më tepër në fushën e lexim-kuptimit.
Si pjesë e projektit “Biblioteka e Re e Fëmijëve te Pallati i Rinisë dhe Ora e Leximit në Shkollat e Prishtinës” i financuar nga komuna e Prishtinës dhe Kampanja “Biblioteka na bashkon - Bëhu pjesë e krijimit”, si The Library Project Kosova synojmë të rigjallërojmë hapësirën e bibliotekës në zemër të Prishtinës, në Pallatin e Rinisë. Kjo hapësirë do të shërbejë si një qendër mikpritëse për fëmijët e qytetit, për të nxitur ndjenjën e komunitetit dhe për të ofruar një mjedis tërheqës ku leximi mund të vazhdojë jo vetëm gjatë orëve të shkollës, por edhe pas shkollës, duke nxitur një pasion të përjetshëm për të mësuar.
Qëllimi i kësaj detyre është renovimi i hapësirës së brendshme të Bibliotekës te Pallati i Rinisë, me qëllim krijimin e një ambienti modern, funksional dhe tërheqës, i përshtatur për nevojat e fëmijëve dhe aktiviteteve të leximit.
Lënda: Renovimi i Hapësirës së Bibliotekës te Pallati i Rinisë
Marrja e Dosjes së Tenderit:
Ofertuesit e interesuar duhet të kërkojnë Dosjen e Tenderit deri më datën 28 gusht 2025 në ora 10:00, në emailin: [email protected]
Dorezimi i Dosjes së Tenderit:
Ofertat duhet të dërgohen në mënyrë elektronike në: [email protected]
Shkrimi në subjekt të e-mail: Oferta për Renovimin e Bibliotekës - Emri i Kompanisë
AFATI I FUNDIT PËR APLIKIM: 28 Gusht 2025 në ora 16:00.