
Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Saldues
Numri i pozitave
2
Vendi i punës
Mongoli
Shikime
51
Shield Recruitment & HR shpall konkurs për Saldues – 2 (dy) vende pune klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.
Vendi i Punës: Mongoli
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen punë saldimi me metodat MIG/MAG, TIG ose elektrodë në pajisje dhe konstruksione metalike.
- Përgatit sipërfaqet për saldim, duke pastruar, prerë ose formuar materialin sipas specifikimeve teknike.
- Kontrollon dhe rregullon parametrat e makinës së saldimit sipas llojit të materialit dhe trashësisë së tij.
- Zbaton me përpikëri procedurat teknike të saldimit dhe standardet e sigurisë në punë.
- Kryen inspektimin vizual të saldimeve dhe ndihmon në testimet jo-destruktive (NDT), sipas nevojës.
- Bashkëpunon me ekipin e prodhimit dhe inxhinierët për të siguruar cilësi të lartë të punimeve.
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
- Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indicative.
Kualifikimet:
- Shkolla e Mesme;
- Të ketë njohuri dhe përvojë pune;
- Të ketë përvojë pune si mjeshtër dhe ndihmës mjeshter;
- Të ketë aftësi për të organizuar proceset e punës;
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punës në ekip;
- Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi;
- Aftësi të mira organizative;
- Kualifikimet e lartë shënuar janë indicative;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 25 Prill 2025 apo të dorëzoj fizikisht në zyrën e kompanisë Shield Recruitment&HR sh.p.k. në adresën e kompanisë Rr. Aziz Abrashi Nr.140 Prishtinë zona Industriale Prishtinë - Fushë Kosovë çdo ditë pune prej orës 08:00 - 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.