business

Zyrtar i Riskut

  • star Publikuar: 18-07-2024
  • star Skadon: 25-07-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani KEP Trust
Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 661

SHPALLJE PËR VEND PUNE

KEP Trust shpall konkurs për plotësimin e pozitës vijuese:

Zyrtar i Riskut

Lokacioni: Zyra Qendrore- Prishtinë (1) (Nr. ref: KEP 25/2024)

Raporton tek: Udhëheqësi i Departamentit të Riskut

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Siguron që në Proceduren e Riskut të reflektohen praktikat më të mira në Menaxhim të Riskut;
  • Duke përdorur njohuritë matematikore dhe statistikore të ndihmon në ndërtimin e modeleve të rrezikut në mbështetje të Menaxhimit të Riskut në Institucion;
  • Duke analizuar proceset, sistemin dhe aktivitetet, identifikon dhe vlerëson rreziqet operative te cilat mund të na drejtojne në humbje financiare apo dëme në reputacion.
  • Monitoron procesin e raportimit të incidenteve operacionale duke garantuar që të ruhet afati kohor, integriteti, kontrolli i cilësisë, dhe bën vlerësimin e ndikimit financiar të tyre;
  • Raporton në baza të regullta për rezultatet nga monitorimi i treguesëve kryesorë të Rrezikut Operacionale në institucion ;
  • Monitorin dhe raporton rreziqet kryesore operacionale dhe kontrollet kyçe që ekzistojnë në institucion ;
  • Monitoron, rishikon dhe komunikon ndikimin në profilin e rrezikut tek nismat e reja, duke përfshirë vlerësimet e produkteve të reja, ndryshimet në strategjitë e biznesit etj ;
  • Bashkëpunon me linjat e tjera të mbrojtjes për të identifikuar dobësitë në sisteme dhe procese dhe zhvillon plan të veprimit për zbutjen e rrezikut të dështimeve;
  • Organizon sesione të trajnimit dhe ngritje te ndërgjegjësimit në mesin e stafit për rreziqet operative, ndikimin e tyre dhe mënyrat për ti zbutur ato. Kjo ndihmon në promovimin e një kulture të ndërgjegjshme të rrezikut në organizatë.
  • Detyra të tjera të caktuara nga Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë.

Aplikuesit duhet të kenë kualifikimet dhe aftësitë vijuese:

  • Shkalla Universitare në Financa/Kontabilitet, Ekonomi apo edhe fushë tjetër, eshte e obliguar,
  • Pervoja e punes ne pozita te ngjashme ne Institucione Financiare/Mikrofinanciare eshte perparesi
  • Njohuri në lidhje me menaxhimin e operacioneve
  • Njohuri të shkëlqyeshme në përdorimin e programeve kompjuterike (MS Office);
  • Gjykim të mirë dhe aftësi të miraanalitike;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit; iniciativë dhe kreativitet;
  • Leja e vozitjes e preferueshme

Aplikacionet pranohen vetëm në formën elektronike. Formen e aplikimit per punesim e gjeni ne https://keptrust.org/kep/#mundesi-punesimi . Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk pranohen.

Afati i fundit për aplikim është 25 korrik 2024

Shenim: Do te kontaktohen vetem kandidatet e selektuar ne liste te ngushte!