Kompani
BANKA QENDRORE E KOSOVËS
Kategoritë
Ligjore
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
2394
Pozita: Zyrtar i Licencimit
Departamenti: Licencim dhe Standardizim
Divizioni: Licencimit
Niveli i gradës: 6
Raporton tek: Udhëheqësit të Divizionit të Licencimit/Drejtorit të DLS-së
Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
- Zbaton Manualetdhe Procedurat e Licencimit dhe të gjitha rregullat e brendshme të Departamentit;
- Kontribuon në shqyrtimin, vlerësimin dhe analizimin e të gjitha aplikacioneve për licencim, në pajtim me kornizën ligjore në fuqi;
- Shqyrton, vlerësondhe analizon, në rastet më të komplekse në bashkëpunim me Udhëheqësin e Divizionit të Licencimit apo Drejtorin e DLS-së, të gjitha kërkesat e të institucioneve financiare, të cilat i delegohen, në pajtim me kornizën ligjore në fuqi;
- Kontribuon në analizimin e raporteve biografike dhe financiare të aksionarëve, drejtorëve dhe menaxhmentit të lartë të institucioneve financiare;
- Përgatitë rekomandimet për aprovime/refuzime/revokime të kërkesave të deleguara drejtuar Udhëheqësit të Divizionit të Licencimit, Drejtorit të DLS-së dhe Bordit Ekzekutiv;
- Shqyrton të gjitha kërkesat për hapje, zhvendosje dhe mbyllje të degëve dhe zyrave të institucioneve financiare;
- Kontribuon në shqyrtimin e të gjitha kërkesavepër licencim/regjistrim të agjentëve/brokerave të institucioneve financiare;
- Kryen ekzaminimet e para hapjesnë degët/zyrat e institucioneve financiare;
- Mirëmban dosjet fizike dhe elektronike të institucioneve financiare duke përfshirë regjistrat për personat kyq (aksionarët, drejtorët dhe menaxherët e lartë), zyrat e institucioneve financiare, agjentët dhe brokerat e institucioneve financiare;
- Kontribuon në draftimin e politikave, procedurave, manualeve të licencimit, rregulloreve, rregullave dhe udhëzimeve tjeratë institucioneve financiare, të deleguara;
- Mbështet bashkëpunimin e nevojshëm me të gjitha palët relevante të Departamentit;
- Kryen të gjitha detyrat tjera të cilat i caktohen nga Udhëheqësi i Divizioni i Licencimit dhe Drejtori i DLS-së.
Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:
- Diplomë bachelor në drejtimin; Juridik, Ekonomi, Financa dhe Kontabilitet;
- Të ketë provojë punë tre (3) vite në financa, kontabilitet, apo në industrinë e sigurimeve.
- Rrjedhshmëri në gjuhën shqipe dhe/ose serbe;
- Njohje e gjuhës angleze e preferuar.
Tëgjithë kandidatët duhet të dërgojnëdokumentet e mëposhtme:
- Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim;
- Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për këtë pozitë;
- Kopjet e diplomave, ndërsa diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës duhet të jenë të njohura /nostrifikuara zyrtarisht nga ana e MASHT-it;
- Dëshmi mbi përvojëne punës të lëshuar nga institucioni/organizata kompetente;
- Raporti nga Trustii cili e dëshmon periudhën kohoretë përvojës së punës;
- Dëshmi mbi identitetin dhe vendbanimin e përhershëm në Kosovë;
Procedura e aplikimit:
- Afati i fundit për aplikim është 04 tetor 2022.
- Aplikimi mund të bëhetonline (https://hris.bqk-kos.org) përmesfaqes zyrtare të BQK-së ose përmes arkivittë BQK-së. Asnjë formë tjetër e aplikimit nuk do të merret parasysh.
- Formën e aplikacionit mund ta shkarkonipërmes faqes zyrtare : www.bqk-kos.org
- Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit do të kontaktohen.