business

Zyrtar për arsim parauniversitar

  • star Publikuar: 20-03-2025
  • star Skadon: 18-04-2025
Kategoritë Komunë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 371

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Prishtinë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit : Grupi i administrimit të përgjithshëm

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për arsim parauniversitar

Klasa e pozitës: Profesional 2

Koeficienti/Paga: 5.6

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 19/03/2025

Afati për aplikim: 20/03/2025 - 18/04/2025

Institucioni: Komuna Prishtinë

Departamenti : Drejtoria e Arsimit

Divizioni: Sektori i Arsimit

Vendi i punës: Prishtinë

Nr. i Referencës: RN00017197

Kodi: RPC0010736

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Përfaqëson komponentën profesionale të arsimit të niveleve të arsimi parafillor dhe fillor të shkollimit (Niveli0, 1,dhe 2);
  • Kontrollon realizimin cilësor dhe sasior të planprogrameve mësimore të mësimdhënësve në shkollë, në të dy nivele;
  • Kontrollon realizimin e programit vjetor të punës në shkolla, në bazë të kalendarit të punës;
  • Kontrollon realizimin e përmbajtjeve programore gjatë orëve mësimore të punës së mësimdhënësve;
  • Vlerëson shkallën e përvetësimit të diturive, të zhvillimit të aftësive dhe të formimit të shprehive të punës së nxënësve;
  • Udhëzon dhe ndihmondrejtpërdrejt mësimdhënësit për ngritjen profesionale dhe pedagogjike, nëpërmestrajnimeve, seminareve e ligjëratave;
  • Kontrollon dhe mbikëqyrëmbajtjen e evidencëspedagogjike-profesionale, administrative dhe dokumentacionin tjetër shkollor;
  • Propozon masa disiplinore ndaj edukatorëve, mësimdhënësësve, të cilët nuk i kryejnëobligimet e përcaktuara, në afatet e caktuara nga ana e zyrtarëve të arsimit;
  • Vazhdimisht kujdeset për përsosjen dhe zbatimin e metodologjisë bashkëkohore të mësimdhënies gjatë orës mësimore, përdorimin e mjeteve bashkëkohore të konkretizimit, vlerësimin objektiv të diturivetë nxënësve me metoda bashkëkohore;
  • Siguron përfshirjen e të gjithë fëmijëve në institucionet e arsimit;
  • Zbaton politikën e MASHT - it në institucionet e arsimit të Komunës, duke marrë pjesë aktive gjatë testimit të nxënësve të niveleve të ndryshme të arsimit;
  • Planifikon përgatitjen e propozim - rregulloreve për funksionimin e shkollave, në përputhje me Ligjin e arsimit parafillor dhe fillor;
  • Planifikon mbledhjen e të dhënave për shkollat e niveleve përkatëse;
  • Ofron bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash, në mënyrë të ndërsjellë, në mes të institucioneve të arsimit që merren me këtë nivel, si në nivel të vendit dhe jashtë vendit;
  • Kryen edhe punë të tjera, të cilat i kërkohen nga shefi i sektorit dhe drejtori i Drejtorisë;
  • Për punën e tij/saj i përgjigjet shefit të Sektorit dhe drejtorit të Drejtorisë së Arsimit.


Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Diplomë e nivelittë pestë të KKK, për fushën e TIK.
  • Kërkesat specifike: Arsim i lartë i paspecifikuar.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojëpune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të mira të metodavekërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtet tjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 03/05/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )


Kriteret specifike shtesë

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive që do të vlerësohen në intervistën me gojë, janë si në vijim:

  • Ligji nr. 08/L-197 për zyrtar publik
  • Ligji për Kryeqytetin
  • Ligjet tjera zbatuese nga Komuna e Prishtinës.

***VËMENDJE:

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarë të tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë

të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP”.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit


Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen