business

Zyrtar për Mbështetje të Shërbimeve Logjistikë

  • star Publikuar: 26-02-2025
  • star Skadon: 27-03-2025
Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 146

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 përnpranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministriae Financave, Punës dhe Transfereve shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i administrimit të përgjithshëm

Titulli i pozitës së punës" Zyrtar për Mbështetje të Shërbimeve Logjistikë

Klasa e pozitës: Profesional 3

Koeficienti/Paga: I16-4.1

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 25/02/2025

Afati për aplikim: 26/02/2025 - 27/03/2025

Institucioni : Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Departamenti : Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Divizioni: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Vendi i punës: Prishtinë

Nr. i Referencës: RN00016855

Kodi : RPC0010394

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Kryen detyra administrative, teknike dhe mbështetëse në fushën e logjistikës, sipaskërkesave dhe nevojavetë zyrtarëve dhe njësive organizative të Ministrisë;
  • Kryerja e punëve në këtë pozitë kërkon që t’u jepet zgjidhje problemeve të thjeshta në fushën e logjistikës, dhe puna që kryhet është përgjithësisht me detyra rutinë,udhëzimeve të qarta dhe sipas legjislacionit në fuqi, dhe ka të bëjë me mbështetje logjistike;
  • Kryen shërbime dhe mbështetje logjistike gjatë pranimit të pasurisë jo financiare, lëvizjes së brenda institucionit dhe jashtëpor edhe e kundërta, përkatësisht ngarkim-shkarkimin e inventarit dhe të pajisjeve tjera sipas kërkesës dhe nevojës të zyrtarit dhe njësisë organizative, në koordinim me zyrtarët përgjegjës të fushës;
  • Ofron shërbime për nevojat e Ministrisë për inventar, mallra/shërbime dhe pajisje tjera të zyrës për punë;
  • Ndihmon zyrtarët për akomodim dhe lëvizje, si dhe përmirësimin e kushteve të punës;
  • Mbështetje logjistike ofron edhe në fushën e transportit, sipas kërkesës dhe nevojës;
  • Siguron edhe mbështetje të përgjithshme administrative, teknike dhe mbështetëse për institucionin dhe zyrtarët përkatës, sipas nevojave dhe kërkesave të vendit përkatës të punës - mbështetjen për shërbime të logjistikës në përgjithësi;
  • Kryen çdo detyrë tjetër administrative, teknike dhe mbështetëse në përputhje me planet e punës dhe me legjislacionin në fuqi, për nevojat e institucionit në fushën e shërbimeve logjistike, dhe të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi dhe zyrtarët tjerë të nivelit më të lartë profesional.
  • Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e shkollës së mesme apo ekuivalente me të.
  • Kërkesat specifike: Nuk ka.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.


Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  1. Njohuri bazike profesionale dhe mbështetëse specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmesarsimimit dhe trajnimeve bazike.
  2. Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar.
  3. Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar.
  4. Aftësi për të punuar me vetë iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara.
  5. Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët.
  6. Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtet tjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 11/04/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )


Kriteret specifike shtesë: Nuk ka.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen