business

Edukatore (2)

  • star Publikuar: 06-09-2023
  • star Skadon: 15-09-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Mitrovicë
Shikime 1277

Diakonie Training Center shpall konkurs, Projekti Qerdhe/Kopsht “Kindergarten”:

Pozita: Edukatore (2 pozita)

Vendi i punës: Mitrovicë

Përgjegjësitë:

  • Të njohë mirë kurrikulën, standardet si dhe aktivitetet edukative;
  • Të njohë të drejtat e fëmijëve;
  • Të realizojë një edukim gjithëpërfshirës;
  • Të shfaqë lirëshëm mendimet e saja për aktivitetet edukative si dhe për metodat e reja;
  • Të punojë në mënyrë krijuese në përputhje me interesat dhe nevojat e fëmijëve;
  • Të plotësojë dhe të mbajë në rregull ditarin e punës;
  • Të marr dhe të jap përvojë pune te kolegët;
  • Të trajtohet me respekt e dinjitet njerëzor;
  • Të zbatojë rregulloren e kopshtit si dhe planin e punës;
  • Të ndjeke trajnime në mënyrë që të kualifikohet e të ngritet profesionalisht;
  • Të informojë drejtoreshën për çdo të metë dhe dobësi që vëren në mbarëvajtjen e punës;
  • Të kërkojë mbajtjen pastër dhe të rregullt të mjediseve të institucionit nga fëmijët dhe së bashku me mirëmbajtëset e kopshtit të mbajë përgjegjësi për bazën materiale të grupit;
  • Së bashku me fëmijë të mbajë pastër dhe të sistemojë mjetet didaktike dhe lodrat në qendrat e aktiviteteve, tavolinat dhe raftet, etj;
  • Të krijojë mardhënie të mira me prindërit e fëmijëve, të dëgjojë me vëmendje çdo vërejtje dhe sugjerim të tyre;
  • Të informojë prindërit për mbarëvajtjen dhe shëndetin e fëmijës në çerdhe apo kopsht dhe t’i jap ndihmën e parë në raste urgjente;
  • Të lajmërojë drejtoreshën në rast të mungesës si dhe arsyen e mungesës;
  • Të ketë paraqitje të rregullt dhe veshje të përshtatëshme.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare të Fakultetit të Edukimit (e detyrueshme);
  • Përvojë pune minimale 1 vjeçare;
  • Aftësi kompjuterike;
  • Gjuha Angleze ose Gjermane në të folur dhe të shkruar (E preferueshme);
  • Të jetë fleksibil në orar të punës;
  • Patentshofer.

Diakonie Training Center ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e interesuar nga të gjitha komunitetet e Kosovës.

Të interësuarit duhet të dërgojnë CV me foto në gjuhën angleze, letër motivuese në gjuhën angleze, dokumente të tjera mbeshtetëse (diploma, çertifikata trajnimi, referenca).

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen! Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Afati i fundit për aplikim është deri me: 15.09.2023

Aplikacionet mund ti dorëzoni personalisht në rrugën Andrea Alleshi - te Rampa në Mitrovicë apo në adresën elektronike: [email protected]