business

Ofertim për shërbim të dizajnit: Kompanitë/ Individ që merren me shërbime të dizajnit

  • star Publikuar: 19-04-2024
  • star Skadon: 28-04-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Dizajn grafik
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 704

TERMAT E REFERENCËS PËR KUOTIM PËR DIZAJNER/KOMPANI DIZAJNI

Ofertim për shërbim të dizajnit

Kompanitë/ Individ që merren me shërbime të dizajnit.

Prishtinë, 2024

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme.

Kontesti i ndërhyrjes:

Organizata “Zëri i Romeve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianeve” ka bashkëpunuar dhe ka punuar në në vazhdimësi për të kontribuar në mbrojtjen nga diskriminimi dhe në promovimin e parimit të trajtimit të barabartë të pjesëtarëve të komuniteteve për nxitjen dhe shkollimin, punësimin, avancimin e pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Qëllimi i dizajneve grafike është që të theksojë rëndësinë e sigurimit të mundësive të barabarta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.

Arsyetimi i thirrjes:

Duke i pasur të njohura problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët e komuniteteve në Kosove, si dhe duke i vërejtur mundësitë të cilat nuk po ju ofrohen nga institucionet përkatese Organizata Zeri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianve shtrinë fushëveprimin e sajë në programe të ndryshme të cilat prekin objektivat kyçe për integrimin dhe barazinë e komuniteteve me të gjithë qytetarët e tjerër. Duke u nisur nga këto mangësi kyçe ose më mire të themi elementare të cilat duhet ti ofrohen të gjithë qytetarëve në menyrë të barabartë Organizata Zeri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjitptianve operon me Programin e Edukimit, Punësimit, Banimit, Fuqizimin e Gruas, Antigjipsizmin si dhe ndikimin në Politikat e vendit, me shpresën se do të arrijë të integrojë dhe ofrojë kushte më të mira për komunitetet.

Ne po kërkojmë të bashkëpunojmë me kompani/individ të cilët ofrojnë shërbime të dizajnit me cilësi të lartë dhe tërheqëse vizuale që komunikojnë në mënyrë efektive mesazhin e organizatës tek audienca e saj e synuar. Për ti ofruar organizatës një sëre opsionesh kreative dhe inovative të projektimit që plotësojnë kërkesat e saj specifike.

Të gjithë ofertuesit duhet të përfshijnë shërbimet në vijim:

NR.

Specifikat

1

Dizajnimi i posterëve

2

Dizajnimi i broshurave

3

Grafika

4

Infografika

5

Dizajnimi i raporteve

6

Krijimi i animacioneve

Kërkesat teknike:

Ofruesi i shërbimit pritet të ketë kërkesat teknike të mëposhtme si:

  • Qasje në programet dhe pajisjet më të fundit të projektimit.
  • Një nivel i lartë i aftësive teknike në dizajnin grafik
  • Të praktikoj tendencat më të fundit të dizajnit dhe medias dhe t'i inkorporoji ato në materialet e organizatës.

Kriteret e vlerësimit

Kriteret e vlerësimit për shërbimet e dizajnit

  • Kompania e prodhimit të videove duhet të ketë përvojë përkatëse në prodhimin e videove për OJQ-në dhe duhet të jetë në gjendje ta demonstrojë këtë përmes një portofoli të punës së tyre të kaluar. Ata gjithashtu duhet të kenë ekspertizë në aspekte të ndryshme të prodhimit të dizajnit
  • Dizajnet e prodhuara nga kompania/individi i prodhimit të dizajnit duhet të përmbushin standardet e cilësisë së lartë dhe të jenë angazhuese dhe efektive në dhënjen e mesazhit të OJQ-së.
  • Kompania/Individi i prodhimit të dizajneve duhet të ketë akses në prodhimin e materialeve me cilësi të lartë
  • Kompania/Individi i prodhimit të dizajneve duhet të jetë në gjendje të sjellë një qasje kreative në projekt dhe të propozojë ide që përputhen me objektivat e OJQ-së.
  • Kompania/Individi i prodhimit të dizajneve duhet të jetë në gjendje të bashkëpunojë në mënyrë efektive me ekipin e OJQ-së dhe të jetë e hapur ndaj komenteve dhe sugjerimeve. Ata gjithashtu duhet të jenë në gjendje të komunikojnë qartë dhe të ofrojnë përditësime të rregullta mbi ecurinë e punës.
  • Kompania/Individi i prodhimit të dizajneve duhet të jetë në gjendje të përfundojë projektin brenda afatit kohor të rënë dakord dhe të dorëzojë dizajnet përfundimtare në kohën e duhur.

Dokumentacioni i kërkuar /Kushtet për aplikim

  • Për kompani: Çertifikata e regjistrimit të biznesit, ose regjistrimin e biznesit nga vendi i themelimit të ofertuesit (në qoftë se kompania ofertuese lideri është e regjistruar jashtë Kosovës, duhet të ketë te regjistruar përfaqësinë në Kosovë);
  • Çertifikata e regjistrimit të numrit fiskal dhe informatat e përgjithshme të biznesit, portfolio dhe CV-të e personave të angazhuar
  • Per individ: Portfolio dhe CV-në që dëshmon përvojën e më parshme të punës

Kushtet për aplikim:

  • Ofertuesi duhet të paraqesë një ofertë financiare specifike që përfshin të gjitha kostot e parashikuara për dizajn
  • Oferta duhet të ketë të përfshirë çmimet pa TVSH, bazuar në ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës, me vendimin e Ministrisë së Financave, Neni 33, paragrafi 3.1 të ligjit nr. 05 / l-037 për TVSH , çdo OJQ – Organizatë Jo Qeveritare, në Kosovë është e liruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar.

Menyra e aplikimit:

Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në email adresën [email protected] . Ju lutemi shkruani “Termi i Referencës për dizajner/e”

Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 28 Prill 2024.

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.

Vetëm ofertuesit e përzgjedhur do të kontakohen!