
REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V/ Nr. 90 / 2010) Institucioni parashkollor OJQ “Ketrushët” në Prishtinë shpall:
KONKURS PËR NJË VEND TË PUNËS
Pozita; (një) Motër edukatore, për grup moshën 0-3 vjeç – vend i lirë
Orar i plotë
Kualifikimet do të bëhen në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHTI, respektivisht UA nr. 05/2021 neni 4, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm:
Arsimimi i kërkuar për Motër edukatore (0-3 vjeç);
- Fakulteti i Edukimit –programi katërvjeçar i nivelit baçelor për edukimin në fëmijërinë e hershme 0-3 vjeç
- Shkolla e mesme e mjeksisë -drejtimi infermiere edukatore
- Shkolla e mesme e mjeksisë -drejtimi i pediatrisë
- Shkolla e mesme e mjeksisë -drejtimi mami
- Shkolla e mesme e mjeksisë së përgjithshme
Përparsi kanë kandidatët që kanë të paktën 2 vite përvojë pune në fushën pëkatëse.E preferuar, të ketë përvojë në metodologjinë e Montessorit.
Në rast të plotësimit të kushteve dhe kritereve ligjore nga ana e kandidatëve prej 3 e më shumë, të renditura sipas prioriteteve të këtij konkursi, nuk do të vazhdohet me kandidatë të tjerë për zhvillimin e procedurave të mëtutjeshme.
II. Mënyra e aplikimit:
Aplikimi bëhet vetëm në mënyrë elektronike në E-mail;
Në ‘’Subject’’ ju lutemi shenoni: Aplikim për moter edukatore 09-3 vjeç
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim;
- ID personale (letërnjoftimi ose pasaporta);
- CV
- Diploma e kualifikimit (ose çertifikata në vend të diplomës, të jenë të noterizuara te noteri. Diploma ose çertifikata duhet të përcaktoj qartë notën mesatare;
- Letër motivimin;
- Dëshmi e trajnimeve që konsiderohen relevante për nivelin e arsimit përkatës
- Dëshmi të përvojës së punës referenca/ vlerësime të punës (kontrata ose vërtetimi nga ana e punëdhënësit që përcakton qartë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës)
- Dëshmi që nuk jeni ne hetime.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit të konkursit më 31.07.2025-14.08.2025.
Sqarime shtesë:
- Aplikacionet e pa kompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.
- Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë të deklaruara, pa dëshmi).
- Personat të cilët kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHTI.
- Për intervistë do të ftohen kandidatët të cilët i plotësojnë më së miri kushtet sipas konkursit dhe legjislacionit në fuqi.