business

FTESË PËR TENDER: Furnizim me server IBM Power 10 dhe Storage

  • star Publikuar: 24-02-2025
  • star Skadon: 10-03-2025
Kategoritë Ftesa për Tender
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 32

FTESË PËR TENDER

B&A Contractors L.L.C. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:

Furnizim me server IBM Power 10 dhe Storage

Palët e interesuara duhet ta kërkojnë dokumentin e tenderit përmes kërkesës me shkrim në e-mail adresën: [email protected], [email protected]

Afati i dorëzimit të ofertave është deri më 10 Mars 2025 në ora 15:00.

Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Furnizim me Server IBM Power 10 dhe Storage” dhe emrin e ofertuesit duhet të dorëzohen në lokalet e B&A Contractor L.L.C. në kompleksin banesor Swiss Diamond Residence objekti B, në Hajvali- Prishtinë,

Ofertat duhet të përmbajnë:

  • Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe informatat mbi biznesin.
  • Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH)
  • Oferta financiare duhet të jetë me TVSH
  • Për çmimet të cilat nuk e kane të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshire në çmim.
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 2 muaj nga data e dorëzimit të ofertës
  • Ofertuesi duhet të dorëzojë referenca dhe kontrata për punë të ngjashme

Ofertat të cilat nuk përmbajnë dokumentacionin e kompletuar nuk do të shqyrtohen.

B&A Contractors L.L.C. mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë