
Kompania: “Albimi LTD” SH.P.K., me seli në Gjilan, e cila merret me zhvillimin, prodhimin dhe shitjen e bicikletave në tregun vendor dhe ndërkombëtar, i njohur përmes brendit: PILOT BIKE, aktualisht ofron mundësi punësimi me orar të plotë, për pozitat si në vijim:
- Menaxher i Kontrollit të Kualitetit (1 pozitë);
- Asistent në Financa (1 pozitë);
- Udhëheqës Ekipi (5 pozita);
- Punëtorë në Prodhim (10 pozita); dhe
- Mirëmbajtëse (1 pozitë).
Vendi i punës: Gjilan.
Kriteret minimale sipas pozitave
Pozita nr. 1:
- I diplomuar në Fakultetin Ekonomik apo Shkencat Teknike;
- Përvojë pune profesionale së paku dy (2) vite;
- Aftësi e përdorimit të programeve kompjuterike; dhe
- Njohuri të gjuhës angleze.
Pozita nr. 2:
- I diplomuar në Fakultetin Ekonomik - Drejtimi Banka dhe Financa
- Përvojë pune profesionale e preferuar; dhe
- Aftësi të përdorimit të programeve kompjuterike
Pozita nr. 3, 4 dhe 5:
- Të ketë të kryer së paku shkollën e mesme (studimet do të konsiderohen përparësi); dhe
- Përvoja e punës e preferuar (jo e detyrueshme).
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar për aplikim duhet të dërgojnë Cv-në e tyre në e-mail adresën: [email protected] duke precizuar pozitën për të cilën aplikojnë apo të paraqiten personalisht në zyrën e kompanisë me adresë: Rr. “Lidhja e Prizrenit”, p.nr., 60000 Gjilan, për dorëzimin e Cv-së në kopje fizike.
Shënim shtesë:
Vajzat dhe gratë inkurajohen të aplikojnë dhe do të kenë përparësi gjatë përzgjedhjes.
Aplikimi mbetet i hapur deri më datë: 11.08.2025.
Apliko shpejtë përmes sistemit!