business

Zyrtar i lartë për inspektim administrativ

  • star Publikuar: 04-07-2025
  • star Skadon: 02-08-2025
Kategoritë Institucionet Qendrore
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi ligjor

Fusha e studimit : Juridik

Institucioni që zhvillon proceduren e rekrutimit: Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil te Kosovës

Nr. i Referencës : RN00018138

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 03.07.2025

Afati për aplikim: 04.07.2025 - 02.08.2025


Pozitat aktualisht të lira

Nr

InstitucioniOrganizata / Vendi i punësTitulli i pozitës

Klasa e pozitës

Paga\ Koeficienti

Nr. i kërkuar

1

Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Divizioni përShqyrtimin e Ankesave / Prishtinë

Zyrtar i lartë për inspektim administrativ

Profesional 1

7.5

1

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Mbështet në mënyrë profesionale anëtarët e Këshillit në ushtrimin e funksionit për shqyrtimin dhe vendosjen e ankesave për nëpunësit civil dhe kandidatët për pranim në shërbimin civil;
  2. Komunikon me zyrtarët përgjegjës të institucioneve të administratës publike,lidhur ankesat, duke dërguar kërkesën për përgjigje në ankesë dhe kërkesa tjera sipas nevojës;
  3. Mbledh dokumentacionin e nevojshëm lidhur me ankesën;
  4. Pas kompletimit të lëndës me provat e nevojshme, njofton Kryetarin e Kolegjit për Shqyrtimin dhe Vendosjen e Ankesave, me provat e lendes, duke referuar lëndënnë kolegj, si dhe jep mendimin juridik lidhur me kualifikimin juridik të lëndës;
  5. Përgatit draft vendimin lidhur me ankesën;
  6. Inspekton ecurinë e zbatimit të vendimeve të Këshillit në raport me ankesat e vendosura.
  7. Nën mbikëqyrën e udhëheqësit të drejtpërdrejtë merr veprimet ligjoredhe kujdeset për përgatitjen e lëndës në rast të mos zbatimit të vendimeve në pajtueshmëri me Ligjin për Këshillin;
  8. Krijon, mirëmbandhe përditëson regjistrin me të dhënattë sakta lidhurme procedurën e zbatimit të vendimeve të Këshillit;
  9. Pranon Aktvendimi e Gjykatës lidhurme paditë/ankesat e ushtruar nga pala kundërvendimeve të këshillit dhe përgatit përgjigjen në padi/ankesë;
  10. Me autorizim të Kryetarit të Këshillit përfaqëson Këshillin në gjykatëku Këshilli ështëpalë në procedurë lidhur me ankesat e vendosura;
  11. Nën mbikëqyrjen e Kryetarit të Kolegjit për Shqyrtimin dhe Vendosjen e Ankesave dhe udhëheqësin e drejtpërdrejtë, përgatit ankesat për Gjykatën e Apelit të Kosovës kundër aktgjykimeve/aktvendimeve të gjykatës së shkallës së parë dhe përgatit kërkesatpër rishqyrtim të jashtëzakonshëm për Gjykatën Supreme ndaj vendimeve të gjykatave të shkallës më të ulët;
  12. Përgatitë parashtresa të ndryshme që janë nevojshme e të cilatkanë ndërlidhje me përfaqësimin e Këshillit në gjykata;
  13. Kryen edhe punë të tjera varësisht nga kërkesa e udhëheqësit të drejtpërdrejtë.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Fakultet Juridik
  • Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojëpune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të gjëratë fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulimtë rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).

Dokumentet që duhettë dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diplomaështë fituar jashtëvendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcaktonpozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtettjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekuraapo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik(Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).


Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 17/08/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë: Nuk ka

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesido të shpallet përmes portalitpër rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriterete konkursit, përmesdokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
  • Kandidatet fitues do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së pozitës së lirë sipas radhitjes përfundimtare.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen