business

Asistent/e i/e Burimeve Njerëzore

  • star Publikuar: 11-05-2023
  • star Skadon: 21-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Buçaj Sh.p.k
Kategoritë Administratë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 38814

Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitën:

Asistent/e i/e Burimeve Njerëzore

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mban evidencën për numrin e punonjësve;
  • Mban evidencë për lejet e stafit, mungesat dhe vonesat;
  • Mirëmban të dhënat për stafin aktiv/joaktiv të Korporatës;
  • Bën selektimin e aplikacioneve të vlefshme për pozitat e reja;
  • Kujdeset për thirrjet telefonike për aplikantët e rinj (potencial për pozitat e reja të hapura);
  • Cakton dhe mirëmban agjendën për intervistat;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e dosjeve të punonjësve, kontratat e punës, arkivës;
  • Kujdeset në mbarëvajtjen rreth hartimit të politikave që synojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe motivimin e punonjësve;
  • Ruan sekretet afariste të kompanisë (numri i blerësve, qarkullimi, fitimi, pagat, mënyrën e organizimit etj.);
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Menaxherës së Burimeve Njerëzore ndaj të cilës njëkohësisht është edhe përgjegjës/e për punën e tij/saj.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Posedimi i diplomës universitare është përparësi për kandidatin;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të pakos së MS Office (veçanërisht Excel dhe Word);
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion.
  • E preferueshme përvojë pune ose trajnime të avansuara në Burime Njerëzore;

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV ose aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected] Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com CV apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 11 Maj 2023 deri më 21 Maj 2023.