business

FTESE PER OFERTE: Shërbime Printimi, Shërbime Dizajni

  • star Publikuar: 12-05-2025
  • star Skadon: 10-06-2025
Kategoritë Ftesë për Ofertë
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 118

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.
SOS Fshatrat e Fëmijëve duke përfshirë të gjithë projektet në kuadër të organizatës, fton kompanitë e specializuara dhe të interesuara që të ofertojnë për:

  • LOT1- Shërbime Printimi
  • LOT2- Shërbime Dizajni


Dokumentet e nevojshme për Shërbime Printimi:

  • Çertifikatën e biznesit/ NUI
  • Çmimet në listën e specifikuar të kuotohen në EURO pa TVSH
  • Portofolio e Kompanisë
  • Së paku 3 vjet përvojë pune në printim të materialeve promovuese
  • Së paku tri referenca nga klientët


Dokumentet e nevojshme për Shërbime Dizajni:

  • Çertifikatën e biznesit/ NUI
  • Çmimet në listën e specifikuar të kuotohen në EURO pa TVSH
  • Portofolio e Kompanisë
  • Së paku 3 CV me 3 vite përvojë të stafit që do të angazhohen në fushën e
    dizajnit
  • Së paku tri referenca nga klientët


Të interesuarit mund të marin listën e specifikimit për të dy shërbimet në email adresën: [email protected] deri me: 09.06.2025

Vlershmëria e ofertës duhet të jetë 60 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë Me rastin e nënshkrimit të kontratës ofertuesi i përzgjedhur duhet të dorëzojë vertetimin tatimor.
Ju mund të ofertoni për një LLOT ose për të dy LLOTET në pliko të ndara.

Ofertat duhen të jenë (1 në origjinale + 1 kopje) në pliko të mbyllur, të specifikuara për: Llot1- “Shërbime Printimi” ose Llot2- “Shërbime Dizajni” dhe të dorëzohen në SOS-Fshatrat e Fëmijëve Rr. 1 Tetori p.n. Velani cdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri me datën: 10.06.2025.