business

Zyrtar i Lartë për Menaxhimin e Grandeve

  • star Publikuar: 24-07-2024
  • star Skadon: 22-08-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 725

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Thesari i Kosovës - MFPT shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i ekonomisë

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i Lartë për Menaxhimin e Grandeve

Klasa e pozitës: Profesional 1

Koeficienti/Paga: 5.7

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit : Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 23/07/2024

Afati për aplikim: 24/07/2024 - 22/08/2024

Institucioni: Thesari i Kosovës - MFPT

Departamenti: Departamenti Operimet

Divizioni : Divizioni i të Hyrave

Vendi i punës: Prishtinë

Nr. i Referencës : RN00014599

Kodi: RPC0008138

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Kontrollon Llogarinë Kryesore - MF Thesari i Kosovës për mjetet e donatorëve dhe informon organizatat buxhetore për mjetet e pranuara;
  • Analizon marrëveshjet e mirëkuptimit me donatorët.
  • Cakton kodet e projekteve sipas pranimit të donacioneve, përgatit formularët për regjistrim në SIMFK dhe kërkesat për hapjen e linjave buxhetore;
  • Kompleton dokumentacionin për alokim të mjeteve të donatorëve;
  • Kompleton dokumentacionit për regjistrim të pagesave nga palët e treta;
  • Kompleton dokumentacionin për kthim të mjeteve të pashpenzuara të donatorëve;
  • Përgatit kuponët e ditarit për regjistrim të provizionit të mjeteve nga donatorët;
  • Aprovon pagesat direkte në webside të Bankës Botërore;
  • Përgatit dokumetacionin për regjistrim të rimbursimeve.
  • Monitorimi dhe barazimi i të hyrave, llogari bankare - SIMFK / mbyllja e muajit;
  • Komunikimi me institucionet bankare dhe Komunat e Kosovës për korrigjimet e të hyrave sipas kërkesave të tyre;
  • Përgatit raporte të nevojshme si dhe kryen detyra tjera sipas kërkesës së menaxhmentit.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale:

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve, Fusha e kërkuar e arsimit (Drejtim)

- në Ekonomi, (pavarësisht nga specializimi).

  • Kualifikime të posaçme formale: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase;
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për plotësimin e pozitës së lirë të punës.


Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit:

  • Njohuri të avancuara në fushën e financave publike;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim dhe planifikim të punës;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Aftësi të avancuara analitike dhe transmetuese;
  • Njohuri te Gjuhës Angleze – Përparësi.

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre:

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal,dhe duhet të jetë në përputhje të plotë me (vërtetim/kontratë)që dëshmojnë përvojën e punës;
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike).Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një

vetëdeklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.

  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit:

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.


Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak:

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 06/09/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
  • Mënyra e aplikimit
  • Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
  • Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
    • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik

(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen