business

Shqipëri - SEKRETAR/E ZYRE (HOME OFFICE NË SHQIPËRI) ME NJOHURI TË GJERMANISHTES

  • star Publikuar: 14-12-2022
  • star Skadon: 06-01-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Administratë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Të gjitha qytetet
Shikime 3287

SEKRETAR/E ZYRE (HOME OFFICE NË SHQIPËRI) ME NJOHURI TË GJERMANISHTES

Si një kompani e themeluar në vitin 2015 dhe në rritje të vazhdueshme, ne jemi në kërkim të punonjësve të përkushtuar për projektet tona, sepse punonjësit e kualifikuar dhe të motivuar janë baza e suksesit tonë. Me më shumë se 300 punonjës të pavarur në gjithë Gjermaninë, kompania jonë është një nga ofruesit më të rëndësishëm në industrinë përkthimeve në Gjermani.

Aktualisht jemi në kërkim të një sekretari/e për menaxhimin punëve të përditshme të zyrës me njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës gjermane në shkrim dhe të folur.

Fusha juaj e përgjegjësisë:

  • Menaxhimi i takimeve duke përdorur një sistem takimesh
  • Kujdesi ndaj klientit përmes telefonit dhe e-mail
  • Mirëmbajtja e bazës së të dhënave

Profili juaj:

  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës gjermane në të folur dhe të shkruar, niveli B2/C1 ose
  • Studimet e përfunduara të gjermanishtes
  • Njohuri në përdorimin e Microsoft Office (Access, Excel, Word, Outlook)
  • Shkathtësi në komunikim

Çfarë ne ofrojmë:

  • Punë nga Shqipëria dhe shtëpia juaj (Home office)
  • Kontratë të përhershme të punës
  • Sigurim i pajisjeve të nevojshme (Hardware)
  • Trajnim të detajuar
  • Pagë fikse prej 800 €/muaj dhe bonuse deri në 300 €/muaj (me B2 nga Goethe)
  • Pagë fikse prej 1.000 €/muaj dhe bonuse deri në 300 €/muaj (me C1 nga Goethe)
  • Pagë fikse prej 1.100 €/muaj dhe bonuse deri në 300 €/muaj (me studime të përfunduara të gjermanishtes)
  • 25 ditë pune pushim të paguar

Nëse ndiheni të adresuar, atëherë dëshirojmë t’ju njohim!

Ju lutemi na dërgoni aplikacionin tuaj me CV në [email protected]