business

Udhëheqës i Divizioni për Licencimin e Institucioneve Shëndetësore

  • star Publikuar: 02-10-2024
  • star Skadon: 24-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 630

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Shëndetësisë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Titulli i pozitës së punës: Udhëheqës i Divizioni për Licencimin e Institucioneve Shëndetësore

Klasa e pozitës : Drejtues i Ulët

Koeficienti/Paga: 7.4

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Me mandat 4 vjeçar

Data e njoftimit: 24/09/2024

Afati për aplikim : 25/09/2024 - 24/10/2024

Institucioni : Ministria e Shëndetësisë

Departamenti: Departamenti për Cilësi, Siguri, Akreditim dhe Licencim të Institucioneve Shëndetësore

Divizioni

Vendi i punës: Ministria e Shëndetësisë

Nr. i Referencës: RN00015260

Kodi: RPC0008799

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Propozon dhe harton politika dhe kritere për licencimin e institucioneve shëndetësore, duke siguruar që ato janë në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare;
  2. Mbikëqyr dhe monitoron zbatimin e politikave, kritereve dhe procedurave për licencimin e institucioneve shëndetësore, duke siguruar që institucionet përmbushin të gjitha kërkesat dhe standardet e vendosura;
  3. Koordinon dhe siguron përkrahje për bordin për licencimin e institucioneve shëndetësore, duke bashkëpunuar ngushtë me njësitë organizative të Ministrisë së Shëndetësisë për të garantuar një proces efikas;
  4. Siguron regjistrimin dhe përditësimin e të dhënave për institucionet e licencuara në sistemet e licencimit (databaza fizike dhe/ose elektronike), duke mbajtur një regjistër të saktë dhe të përditësuar;
  5. Siguron bashkëpunimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme sa i përket institucioneve shëndetësore që lëshojnë certifikata për patentë shofer, duke garantuar cilësinë dhe korrektësinë e këtyre shërbimeve;
  6. Kontribuon në procesin e vendimmarrjes në fushën e licencimit, duke siguruar të dhëna të detajuara dhe analiza që mbështesin procesin e vendimmarrjes dhe ndihmojnë në vendime të informuara;
  7. Ofron mbështetje në organizimin e profesionistëve shëndetësorë për zbatimin e standardeve dhe kritereve të nevojshme për licencimin e institucioneve shëndetësore në sektorin publik dhe privat të shëndetësisë;
  8. Siguron barazimin e të hyrave për proceset e licencimit me Departamentin e Financave, duke menaxhuar dhe kontrolluar të ardhurat dhe shpenzimet në përputhje me politikat financiare;
  9. Siguron raporte periodike për procesin e licencimit të institucioneve shëndetësore, duke ofruar një pamje të qartë dhe të detajuar të progresit dhe sfidave në këtë fushë;
  10. Kryen edhe detyra të tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) e pa specifikuar.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të gjëra e të thella të politikave, legjislacionit, procedurave sipas veprimtarisë që mbulon Divizioni.
  • Aftësi organizative dhe drejtuese për të menaxhuar njësi organizative.
  • Aftësi për t'iu përshtatur prioriteteve dhe kërkesave, afateve kohore përmes aftësive analitike dhe zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie besimi me eprorin dhe stafin që e menaxhon.
  • Aftësi për të motivuar stafin dhe për të menaxhuar me sukses Projektet e Divizionit/Departamentit.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.


Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 08/11/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë: Nuk ka!

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  1. Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Mënyra e aplikimit

  1. Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik

(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen