Kompani
ELONI GMBH DEGA NE KOSOVE
Kategoritë
Arkitekt
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Suharekë
Shikime
1354
Eloni GmbH - Dega në Kosovë, degë e zyrës së arkitekturës dhe fabrikës së prodhimit të sistemeve të mobileve, me qendër kryesore në Zürich, hap:
KONKURS PËR VEND PUNE
Për 1 arkitekt/e, tëmotivuar për të avansuar më tutje, duke iu bashkangjitur stafit tonë.
Shkathtësitë dhe kushtet e nevojshme për aplikim:
- Njohja e ArchiCAD-it në nivel profesional.
- Njohja e softuerëve të vizualizimit.
- Njohja e programit Excel.
- Komunikimi në gjuhën angleze me zyrat qëndrore.
- Diplomë Bachelor ose Master në arkitekturë.
- Përvojë pune minimale prej 2 vjetësh.
Roli dhe përgjegjësitë e aplikuesit:
- Projektimi dhe zhvillimi i të gjitha fazave të projekteve arkitektonike.
- Regjistrim i raporteve dhe statistikave ne excel dhe programet e ngjashme.
- Raportimi mbi ecurinë e regjistrimeve te kerkuara dhe punëve të arkitekturës.
- Përgatitja e planeve për prodhim dhe mbikqyrja e cilësisë së produkteve.
- Realizimi dhe mbajtja e përgjegjësisë për të gjitha detyrat që ngarkohen.
Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV dhe portfolion në email adresën: [email protected]
Kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë, do të ftohen në intervistë pune.
Konkursi është i hapur deri më 15.10.2024.
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko këtu