business

Këshilltarë për klientë individual (m/f)

  • star Publikuar: 15-01-2024
  • star Skadon: 29-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prizren
Shikime 1987

Këshilltarë për klientë individual (m/f)

Kompetencat:

  • Diplomë universitare (preferohet Bachelor në Ekonomi, Menaxhment apo të ngjashme);
  • Dy (2) vite përvojë pune, përvoja në sektorin bankar përbënë avantazh;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të shitjes dhe prezantimit;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
  • Nivel mesatar i Gjuhës Angleze;

Përshkrimi i vendit të punës

  • Është përgjegjës për P&L e fushës të cilën e menaxhon;
  • Realizon targetet e përcaktuar në baza mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Përgatit raporte për pjesën e fushës që është përgjegjës;
  • Identifikon klientët potencial për kreditë për klientë fizik përmes promovimit të ofertës kreditore;
  • Atakon klientë te rijnë duke shfrytëzuar informata të ndryshme nga klientët ekzistues apo gjen forma tjera;
  • Mbledh, analizon dhe verifikon informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
  • Përpilon dhe analizon pasqyrat financiare;
  • Vlerëson riskun e kredisë;
  • Përgatit prezantimin përpara këshillit kreditor;
  • Menaxhon/monitoron në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët fizik;
  • Menaxhon/monitoron me sukses ciklin e ri pagesave mujore të kredive të aprovuara;
  • Përpilon dosjet kreditore në përputhje me procedurat dhe dokumentet tjera zyrtare;
  • Krijon relacione afatgjate dhe profesionale me klientë;
  • Prezanton bankën në treg;
  • Organizon të gjitha dokumentet sipas politikave, procedurave dhe dokumenteve tjera zyrtare;
  • Respektimi i përgjegjësive dhe obligimeve për të parandaluar pastrimin e parave;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit Direkt.

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Apliko Online

Afati i aplikimit është deri me datë: 29 janar 2024