business

Këshilltarë për Klientë (M/F) (2)

  • star Publikuar: 21-11-2023
  • star Skadon: 30-11-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Swinto
Kategoritë Këshillim
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1510

Pozita: Këshilltarë për Klientë (M/F)

Kompania: Swinto Sh.a.

Afati për aplikim: 15 dite

Pozita të lira: 2

Swinto Sh.a e licensuar nga BQK si Institucion Financiar Jo-Bankar është një kompani FinTech e cila është e fokusuar në industrinë e financave dhe teknologjisë ku ofron shërbime financiare digjitale të pagesës, transferta të menjëhershme të parave, pagesa dhe shërbime të tjera financiare përmes aplikacionit inovativ Swinto.

Pozicion i hapur i punës: Këshilltarë për Klientë (M/F)

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Udhëzon përdoruesit e aplikacionit Swinto për shërbimet financiare dhe zgjidhjet teknologjike që ofrohen përmes aplikacionit Swinto.
  • Trajton pyetjet dhe shqetësimet e klientëve me shpejtësi dhe profesionalizëm dhe sigurohet që të gjitha kërkesat e klientëve përpunohen në kohë e pa vonesa.
  • Jep udhëzime për përdoruesit rreth zhvillimeve të reja të produkteve në aplikacionin Swinto.
  • Ofron mbështetje cilësore për klientët gjatë fazave të hapjes së llogarive ne aplikacionin Swinto, si dhe gjatë gjithë ekzistencës së llogarive individuale e biznesore.
  • Kompleton dokumentacionin dhe siguron informacion të saktë, sipas procedurave të brendshme për verifikim të klientëve.
  • Bën kompletimin e dosjeve të klientëve deri në momentin e dorëzimit në arkivë
  • Ndjekë procedurat e komunikimit, udhëzimet dhe politikat e brendshme të kompanisë;
  • Qasje drejt dhe efektive në zgjidhjen e sfidave ditore me profile të ndryshme të klientëve;
  • Të arrijë objektivat e shitjes sipas përcaktimit me menaxherin e linjës në baza javore dhe mujore;
  • Kultivon marrëdhënie të mira me klientët duke trajtuar pyetjet dhe shqetësimet me shpejtësi dhe profesionalizëm.
  • Komunikimi përmes live chat me klientët në baza ditore.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Aftësi të jashtëzakonshme të dëgjimit dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Bindës dhe i orientuar drejt rezultateve;
  • Njohuri të mira në platformat, përmes të cilave menaxhohen kërkesat e klientëve
  • Përvoja e mëparshme e punës në një pozitë të ngjashme është avantazh, posaçërisht nëse kjo përvojë është krijuar në cilësinë e mbështetjes së klientëve në nje institucion të parase elektronike.
  • Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi që është i aftë të fitojë besimin e klientëve.
  • Njohuri të shkëlqyera për shërbimet financiare dhe zgjidhjet teknologjike që ofrohen përmes aplikacionit SWINTO dhe aplikacioneve të ngjashme në Kosovë.
  • Gatishmëria për të punuar në orar fleksibil.

Procedura e aplikimit:

Nëse jeni të interesuar t'i bashkoheni ekipit tonë me një mundësi të mirë avancimi, dërgoni CV -në tuaj, duke specifikuar rolin për të cilin po aplikoni në [email protected] jo ​​më vonë se 30. Nëntor 2023. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen përmes emailit ose telefonit.