business

Asistente e drejtorit Ekzekutiv

  • star Publikuar: 03-09-2024
  • star Skadon: 16-09-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Medical Group
Kategoritë Administratë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1100

We are hiring, Join our team

Medical Group një nga kompanitë lidere në tregun farmaceutik mjekësor të Kosovës me një rrjet të partnerëve të fuqishëm multinacional ka nisur procesin për të plotësuar këtë vend të lirë të punës:

Asistente e drejtorit Ekzekutiv

Përgjegjësitë

  • Menaxhimi dhe planifikimi i agjendës për drejtorin ekzekutiv
  • Asistimi në përgatitjen dhe rezervimet e agjendës gjatë udhëtimeve jashtë vendit
  • Menaxhimi i telefonatave zyrtare dhe kërkesave të shkruara përmes emalit zyrtar
  • Redaktimi dhe përgatitja e dokumenteve dhe korrespondencës zyrtare
  • Koordinimi i organizimeve për eventet dhe aktivitete të tjera të kompanisë
  • Asistimi i stafit të Medical Group në agjendën e tyre dhe kërkesa për takime me Drejtorin Ekzekutiv
  • Organizimi i pritjes gjatë vizitave zyrtare të partnerëve lokal dhe atyre ndërkombëtar

Kualifikimet

  • Diplomë e nivelit bachelor në Ekonomi ,Menaxhment , Juridik, niveli master do të ketë përparësi
  • Njohuri mbi menaxhimin e administratës dhe protokolin e zyrës
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, vet-iniciativë, motivim dhe qasje ekipore
  • Aftësi të mira të vet menaxhimit dhe organizimit të punës
  • Zotërimin e mirë të gjuhës Angleze në nivelin e avancuar
  • Njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike

Benefitet

  • Paga konkurruese bazuar në përvojën / Një pako atraktive
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë
  • Mjedis pune bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës

Nëse jeni ambicioz dhe dëshironi një karrierë dinamike dhe afatgjatë aplikoni duke dërguar CV-në tuaj dhe një letër motivuese në e-mail adresën [email protected] duke cekur pozitën për të cilën aplikoni.

Konkursi mbetet i hapur deri më: 16 Shtator 2024. Për intervistë do të kontaktohen vetëm kandidatët që përzgjedhen në bazë të vlerësimit të CV-së, referencave, letrës motivuese, edukimit dhe eksperiencës.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu