business

Zyrtar për Metrologji

  • star Publikuar: 24-10-2024
  • star Skadon: 22-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prizren
Shikime 396

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i përgjithshëm i inxhinierisë

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Metrologji

Klasa e pozitës: Profesional 2

Koeficienti/Paga: 5.1

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit : Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 23/10/2024

Afati për aplikim: 24/10/2024 - 22/11/2024

Institucioni : Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Departamenti: Agjencia e Metrologjisë se Kosoves

Divizioni

Vendi i punës: Prizren

Nr. i Referencës: RN00015579

Kodi: RPC0009118


Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Kryen detyrat dhe punët me të cilat sigurohet matja dhe përdorimi i mjeteve matëse, të masës, vëllimit, në pajtim me dokumentet dhe rekomandimet e OIML-it;
  • Në koordinim me zyrtarin e lartë të cilësisë, zhvillon dhe mirëmban Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë për laboratorin e masës në përputhje të plotë me standardin ISO 17020
  • Propozon dhe përgatitë akte nënligjore dhe udhëzime tjera nga domeni i përgjegjësive të veta dhe koordinon futjen në fuqi të udhëzimeve tjerë me të cilët veprojnë institucionet tjerë të metrologjisë të autorizuar;
  • Mirë mirëmban dhe kujdeset për respektimin e afateve të kalibrimit të bazës së etalonëve shtetërorë të punës të cilët i kanë në përdorim .
  • Mbikëqyrë dhe siguron gjurmëueshmërinë matëse në Republikën e Kosovës deri tek etalonët sekondar shtetërorë të njësive matëse;
  • Kryen verifikim të etalonëve, pajisjeve, enëve matëse të cilat i shfrytëzon përdoruesi i fundit (konsumatori) në

përputhje me rekomandimet dhe dokumentet e Organizatës Ndërkombëtare për Metrologji Ligjore OIML , si dhe me dokumentet e tjera relevante (Standardet Ndërkombëtare);

  • Propozon marrjen e pëlqimit për lejimin ose ndalimin e përdorimit të llojit ( tipit) të caktuar të mjetit matës;
  • Propozon prioritetet e realizimit të projekteve zhvillimore dhe merr pjesë aktive në projekte;
  • Merr pjesë në verifikimin e plotësimit të kushteve metrologjike dhe jep pëlqim për hapjen e laboratorëve të autorizuara për shqyrtimin e mjeteve matëse të masës, vëllimit dhe të gjatësisë si dhe bën kontrollimin e pajisjeve matëse - kontrolluese dhe të pajisjeve përcjellëse në laboratorët e autorizuar nga drejtoria;
  • Propozon dhe merr pjesë në hartimin e studimeve, strategjinë e zhvillimit, projekte, analiza dhe punë tjera me qëllim të ndërtimit të sistemit të cilësisë në metrologji dhe në infrastrukturën e laboratorëve të metrologjisë ligjore;
  • Bën ekspertizën e mjeteve matëse të masës, vëllimit parashtruar nga ana e organeve publike (zyrtare) si: gjykata,dogana, inspeksioni etj. dhe jep njoftim zyrtar mbi rezultatet e ekspertizës.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Fakulteti teknik (Inxhinieri mekanike - Industriale), Fakulteti i shkencavenatyrore –drejtimi Fizikë.
  • Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të mira të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.


Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 07/12/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik

(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen