business

Përgjegjës/e Sektori (10), Depoist (3)

  • star Publikuar: 01-12-2023
  • star Skadon: 24-12-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani GiFi
Kategoritë Dyqan dhe Shitje
Numri i pozitave 13
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 5386

Kompania GiFi është rrjeti më i madhë i dyqaneve me produkte të standardit europian që do të hapet së shpejti në Kosovë. GiFi është një zinxhir francez me mbi 600 dyqane, kryesisht në Francë, Spanjë, Belgjikë, Itali dhe në Afrikë. Gifi ka një gamë te gjerë produktesh me pakicë siq janë: lodra për fëmijë, produkte shtepiake për kuzhinë, banjo, kopsht, mobilje, dekorime, produkte për kujdesin në shtëpi, aksesorë për kafshët shtëpiake dhe shumë artikuj të tjerë.

Avanconi karrierën Tuaj në Botën e Retail-it duke aplikuar në pozitat e mëposhtme:

  • Përgjegjës/e Sektori (10 pozita)
  • Depoist (3 pozita)

LOKACIONI: PRISHTINA MALL

Pozita: Përgjegjës/e Sektori

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mirëpritja e klientëve dhe ofrimi i shërbimeve;
  • Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
  • Në bashkëpunim me menaxher-in/en organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me instruksionet e kompanisë;
  • Raporton vonesat në liferim të mallit dhe defektet e produkteve;
  • Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe te azhurnuara;
  • Bën rregullimi dhe renditjen e produkteve sipas instruksioneve;

Kualifikimet (Përgjegjës/e Sektori) :

  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
  • Përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientëve;
  • Fleksibil dhe i/e shpjetë në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese;

Pozita: DEPOIST

Detyrat dhe Përgjegjësitë :

  • Organizim i inventarit të depo-it dhe mbikqyrja e hyrjeve dhe daljeve të mallrave;
  • Menaxhimi i stokut dhe sigurimi i një kontrolli të vazhdueshëm të nivelit të stokut;
  • Koordinimi i dërgesave të produkteve në mënyrë efikase dhe koordinimi i logjistikës;
  • Përgatitja e raporteve të përditshme për nivelin e stokut dhe aktivitetet e depo-it;
  • Zbatimi i procedurave të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit në depo.

Kualifikimet:

  • Të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
  • Eksperiencë pune në menaxhimin e depo-ve dhe organizimin e inventarit;
  • Aftësi të shkëlqyera të organizimit dhe koordinimit, zgjidhjes së problemeve dhe menaxhimit të kohës;
  • Njohuri të mira të sistemeve dhe teknologjive të menaxhimit të depo-ve.
  • Aftësi të gjuhës angleze në nivel të kënaqshëm (të preferohet).
  • Të ketë patent shoferin (kategoria B);

Informata për aplikim:

  • Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected] duke shënuar në subjekt Pozitën për të cilën aplikoni, apo permes sitetimi Apliko ketu.
  • Afati për aplikim deri me datë: 24.12.2023
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Përjetoni rrugën tuaj të karrierës në një ambient të ri dhe të freskët me Kompaninë GiFi. Bëhuni pjesë e një ekipi të pasionuar dhe shijoni sfidat dhe arritjet në botën e shkëlqyeshme të shitjes me pakicë!

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu