
Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Institucioni Parashkollor OJQ “Shkronjat” – Prishtinë shpall;
KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS
- Edukatore për moshën 3-6 vjeç (2 vende të lira)
- Edukatore për moshën 3-6 vjeç (1 vend-zëvendësim)
Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kadidateve:
Kriteret e kualifikimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHT, përkatësisht UA. nr. 05/2021, neni 4, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm
Arsimimi i kërkuar
- Fakulteti i Edukimit –Programi parashkollor
- Shkolla e lartë pedagogjike, drejtimi për edukatorë
- Fakulteti filozofik- dega e pedagogjisë së përgjithshme
- Përkujdesje dhe mirëqenje e fëmijëve
Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim.
Në rast të plotësimit kushteve dhe kritereve ligjore nga ana e kandidatëve prej 3 e më shumë, të renditura sipas prioriteteve të këtij konkursi, nuk do të vazhdohet me kandidatë të tjerë për zhvillimin e procedurave të mëtutjeshme.
II. Mënyra e aplikimit:
Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike në email: [email protected] ose në formë fizike në IP. ‘’Shkronjat’’ Arbëri, Rr. Radovan Zogoviq, nr. 10 (afër objektit të Komunës së re)
Në aplikimet në mënyrë elektronike, në ‘’Subject’’ të shënohet: Aplikim për edukator/e
Dokumentacioni që kërkohet:
- Kopjen e diplomës/diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
- CV dhe letër motivimi
- Dokument identifikimi
- Dëshmi e përvojës së punës
- Dëshmi të trajnimeve
- Dëshmi e vlerësimeve të punës në dy vitet e fundit (nëse ka)
- Dokument që dëshmon se nuk jeni nën hetime
Konkursi mbetet i hapur deri me datë; 24.08.2025
Sqarime shtesë:
Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara
me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.
Për intervistë do të ftohet kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore dhe kriteret e përcaktuara si më lartë.