business

Agjent i shitjes (1)

  • star Publikuar: 15-08-2022
  • star Skadon: 19-08-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Passable Sh.p.k
Kategoritë Shperndarje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 903

Passable shpk, është kompani vendore e cila mirret me distribuimin e brendeve të njohura ndërkombëtare.

Për të mbështetur rritjen e biznesit tonë në Kosovë ne po kërkojmë entuziazëm, kandidatë të besueshëm dhe të orientuar në rezultat për pozitën e:

  • Agjent I shitjes -  nje pozite

(Pozita është punë me orare të plotë)

Kualifikimet:      

  • Të ketë shkollimin e mesem/larte ekonomi, menagjim biznesi apo të ngjajshme të cilat ndërlidhen me pozitën e punës.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, aftësi për bashkëpunim në ekip       
  • Aftësi për zgjedhje të problemeve      
  • Organizim i mirë i punës
  • Respektim, integrim dhe punë etike    
  • Të ketë aftësi innovative
  • Te ketë përvojë në punë ne fushen e njejte
  • Leje të vozitjes të kategorisë B                                                          

Përfitimet e aplikanteve:     

  • Trajnimi dhe mbështetja fillestare        
  • Pozicion sfidues në mjedis dinamik        
  • Mundësi për rritje personale dhe profesionale        
  • Pagë konkurruese në përputhje me rezultatet tuaja 

Përshkrimi i punës dhe detyrat:

  • Hulumton tregun e shitjes    
  • Zbaton dhe zhvillon programet e shitjes ne teren      
  • Mban evidencën për mallin e shitur
  • Inkason mjetet nga blerësat për mallin e shitur
  • Realizimin e planit javor dhe mujor të punës
  • Kujdeset per automjetin e punës (dalja e rexhistrimit, nderrimi i vajit, paisjet e nevojshme për veturë si dhe plotësimi i fletëudhëtimeve)
  • Kujdeset për komunikimin në punë sipas rregullores së kompanisë për sjellje në punë.
  • Promovon produktet e kompanise dhe krijon shitje direkte për këto produkte
  • Mban kontakte të vazhdueshme me klient në lidhje me kërkesat e tyre
  • Organizon promocione të vazhdueshme si element taktik për të rritur shitjen
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkpunime ne grup

Ne jemi duke kërkuar për të plotesuar pozicionin sa më shpejt të jetë e mundur.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 12/08/2022, dhe afati i fundit për marrjen e aplikacioneve është 19/08/2022.

Ne inkurajojmë kandidatët e kualifikuar për këte pozitë që të dërgojnë një CV dhe një Leter motivuese jo më vonë se 19 Gusht 2022 në: [email protected]

Vetem kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.