
Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Teknologji Informative - ICT, Inxhinieri
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Mongoli
Shikime
85
Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier i IT-së (1 një vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.
Vendi i Punës: Mongoli
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Projektimi dhe implementimi i infrastrukturës IT dhe ELV për ndërtesa të reja apo sisteme ekzistuese.
- Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e rrjeteve LAN/WAN, WiFi, telefonisë IP dhe pajisjeve të rrjetit (router, switch, firewall).
- Vendosja dhe mirëmbajtja e sistemeve CCTV, alarmeve kundër vjedhjes dhe zjarrit, sistemeve të kontrollit të qasjes dhe interfonëve.
- Zbatimi i standardeve të sigurisë kibernetike dhe elektrike për sistemet që operojnë në tension të ulët.
- Diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike në pajisje dhe rrjete.
- Dokumentimi i instalimeve, konfigurimeve dhe ndërhyrjeve teknike.
- Bashkëpunimi me kontraktorë të jashtëm, ekipet e ndërtimit dhe departamentin e IT-së për integrimin e sistemeve.
- Ofrimi i trajnimeve teknike për përdoruesit përfundimtarë dhe stafin përkatës.
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
- Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në fushën e Inxhinierisë së Kompjuterëve, Elektronikës, Telekomunikacionit ose fushë të ngjashme.
- Së paku 2 vite përvojë pune në IT dhe/ose sisteme ELV
- Njohuri të thelluara mbi rrjetet kompjuterike, protokollet TCP/IP, VLAN, VPN, VoIP etj.
- Eksperiencë me sisteme sigurie: CCTV, alarm, kontroll aksesi, interfon, BMS etj.
- Njohuri të punës me kabllim struktural (UTP, FTP, fibra optike).
- Aftësi për të lexuar dhe zbatuar projekte teknike dhe planimetrike.
- Certifikime si Cisco CCNA, CompTIA Network+, ose të ngjashme (përparësi).
- Aftësi të mira komunikuese dhe punë në ekip.
- Njohja e Gjuhës Angleze;
- Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 25 Prill 2025 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.