business

Drejtor Ekzekutiv

  • star Publikuar: 23-09-2022
  • star Skadon: 15-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Biznes dhe Menaxhment
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 3311

Mbështetur në Statutin e Kompanisë “Koral Dairy” Sh.P.K., Bordi i Drejtorëve në mbledhjen e datës dt. 20.09.2022, mori vendim të shpall:

KONKURS PER VENDIN E PUNES
DREJTOR EKZEKUTIV

Rreth Koral Dairy Sh.P.K.

Qumështorja “Koral Dairy" është kompani lidere në Kosovë në prodhimin dhe përpunimin e produkteve të qumshtit. “Koral Dairy” mbetet e përkushtuar në zhvillimin e qëndrueshëm të tregut të qumështit në Kosovë dhe rritjen e saj graduale dhe të qëndrueshme në treg si kompani lidere e këtij sektori. Produktet e qumështores“Koral Dairy” janë të certifikuar me standard më të lartë të cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Prezenca jonë dhe rritja e vazhdueshme ka bërë që sot kompania të ketë mbi 60 të punësuar të rregullt dhe një numër të madhë bashkëpunëtorësh. Aktualisht “Koral Dairy” plason produktet e saja në të gjithë territorin e Kosovës, duke i qëndruar besnike vizionit të saj për produkte cilësore, të freskëta dhe të sigurta për plotësimin e nevojave të konsumatorëve tanë.
Aktualisht po kërkojmë një kandidat për poziten e Drejtorit Ekzekutiv i cili është në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur për të drejtuar operacionet ditore të kompanisë dhe për të menaxhuar dhe drejtuar biznesin në përputhje me objektivat strategjike të përcaktuara nga aksionarët dhe aktet e brendshme. Drejtori Ekzekutiv do të menaxhoj një portofolio të gjërë dhe të ndryshme klientësh dhe bdashkëpunëtorësh si dhe do të jetë përgjegjës për të përcaktuar nevojat e kompanisë si dhe për rritjen e saj. Drejtori Ekzekutiv në përputhje me aktet e brendshme do t’i raportoj Bordit të Drejtorëve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Vendit të Punës

  • Siguron zbatimin e të gjitha procedurave ligjore te parapara me legjislacionin ne fuqi;
  • Propozon planin vjetor te biznesit
  • Nxjerr vendime dhe akte të tjera në përputhje me Statutin e Kompanisë dhe aktet e brendshme
  • Përfaqëson kompaninë para të gjitha entiteteve publike dhe private
  • Mbikqyrë punën e të punësuarave në kompani, kontraktorëve dhe bashkëpunëtorëve
  • Mbikqyrë shpenzimet buxhetor dhe merr masa korrigjuese për arritjen e planit të biznesit
  • Mbikqyrë të gjitha punët administrative dhe financiare të kompanisë
  • Bene monitorimin e pajtueshmërisë me kërkesat për standardet e sigurisë, cilësisë, koston dhe performancën.
  • Në përputhje me kërkesat e departamenteve bënë planifikimin e numrit të të punësuarave dhe planifikimin e kostove të stafit dhe shpenzimeve tjera operacionale.
  • Drejton zhvillimin e strategjisë afatshkurtër dhe afatgjatë të kompanisë dhe përfaqëson kompaninë në të gjitha punët juridke dhe kontraktuale.
  • Bënë vlerësimin e punës së menaxherëve dhe pjesës tjetër të punonjësëve të kompanisë dhe palëve të treta në përputhje me aktet e brendshme
  • Vlerëson rreziqet dhe sigurohet se ato monitorohen dhe minimizohen
  • Vendos qëllimet strategjike dhe sigurohet që ato janë të matshme dhe të përshkruara qartë
  • Vlerëson në baza të rregullta konkurrushmërinë në tregë, mundësitë e zgjerimit dhe trendet e sektorit.
  • Raporton në Bordin e Drejtorëve në baza të rregullta.
  • Kryen detyra të tjera sipas udhëzimeve dhe përcaktimeve nga Bordi i Drejtorëve.
  • Përgatitje superior akademike nga fusha e ekonomisë, administrim biznesit apo te ngjajshme

Përgatitja profesionale & Kushtet e vecanta

  • Përgatitje superior akademike nga fusha e ekonomisë, administrim biznesit apo te ngjajshme
  • Të paktën 8 vite përvojë pune profesionale nga të cilat të paktën 5 vite në nivele drejtuese në kompani me kompleksitet të lartë.
  • Njohuri të shkelqyra të financave të korporatave dhe menaxhimit të biznesit
  • Njohuri të avancuara të tregut dhe standardeve nga fusha e ushqimit
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e Microsoft Office
  • Njohuri të shkëlqyeshme të Gjuhës Angleze
  • Integritet të lartë profesional dhe etikë
  • Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi
  • Aftësi për punë në grup
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Të mos jetë nën hetime

Procedura e Aplikimit

Nëse e konsideroni veten kandidat të përshtatshëm për pozicionin tonë të lirë, ju lutem dërgoni aplikimin tuaj elektronike, duke përfshirë: CV; leter motivuese; të pakten një leter rekomandimi nga punëdhënësi paraprak; dhe certifikaten që nuk jeni nën hetime, në email adresen [email protected] deri më datë: 15 tetor 2022. Ju lutemi shënoni titullin e pozicionit në rreshtin e subjektit.

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Vetem kandidatet e përzgjedhur do të ftohen për procesin e intervistimit.

Shënim: Koral Dairy Sh.P.K. është një punëdhënës me mundësi të barabarta.Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, dhe plotësojnë kriteret e kërkuara me këtë konkurs