business

Auditor/e i/e Brendshëm

  • star Publikuar: 29-11-2022
  • star Skadon: 11-12-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Doni Fruits
Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Shtime
Shikime 3223

#DoniFruits ka hapur konkurs për vende të lira pune!

Pozita: Auditor/e i/e Brendshëm

Regjionet: Zona Industriale - Shtime

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Auditimin e Entiteteve përkatëse në Doni Fruits Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut me synim për të vërtetuar se janë duke u respektuar procedurat, rregulloret dhe politikat e brendshme;
  • Përgatitjen e raporteve të Auditimit së bashku me sugjerimet për përmirësim të gjendjes,
  • Demonstrim të integritetit,objektivitetit, etikës dhe profesionalizmit gjatë Auditimit;
  • Vlerësimin dhe raportimin e rreziqeve për Kompaninë;
  • Analizim për prova / konkludime që vërtetojnë një praktikë të mirë të sistemit të punës, e cila mund të ndahet në gjithë kompaninë;
  • Propozon plotësimin apo ndryshimin e proceseve të punës,
  • Raportim tek Lead Auditor për ecurinë e Auditimit dhe për gjetje të cilat kanë impact negativ në Departamentin e Auditimit;
  • Detyra tjera të caktuara nga Lead Auditor;

Kualifikimi / Eksperienca:

  • Kandidatët duhet të posedojnë diplomë Universiteti në Ekonomi, Administrim Biznesi, apo të ngjashme;
  • Posedimi i çertifikimit përkatëse për Auditim të Brendshëm konsiderohet përparësi;
  • Përvojë pune në fushën e retail konsiderohet përparësi;
  • Njohuri të mira të Microsoft Office;
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze në të folur dhe shkrim;
  • Të posedojë patent shofer për kategorinë B;
  • Të jetë dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip;

Afati për aplikim deri me datë: 11.12.2022.

Vërejtje: Të gjithë të interesuarit, aplikimin e tyre mund ta realizojnë në formë elektronike, përmes linkut në vijim: https://donihr.com/app/entry.php?g=admin&n=candidates&ref=DF36222 si dhe përmes postës elektronike në adresën [email protected].

Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen!