
Kompani
Emerald Hotel
Kategoritë
Gastronomi dhe Hoteleri, Të tjera
Vendi i punës
Prishtinë
Numri i pozitave
3
KONKURS PUNE
Emeald Hotel shpall vende të lira pune për pozitat:
Kamarier/e
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Shërbimi profesional i mysafirëve në restorant dhe zonat e hotelit;
- Prezantimi i menusë dhe këshillimi i klientëve për zgjedhjen e ushqimeve/pijeve;
- Sigurimi i pastërtisë dhe renditjes së tavolinave;
- Kujdesi për standardet e mikpritjes dhe cilësinë e shërbimit.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë pune në pozitë të ngjashme (avantazh);
- Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi;
- Shkathtësi në punë ekipore dhe kujdes ndaj klientëve;
- Njohuri bazike të gjuhës angleze (avantazh).
Banakier/e
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatitja dhe servimi i pijeve të ndryshme (kafe, kokteile, pije freskuese);
- Ruajtja e pastërtisë dhe organizimit të banakut;
- Menaxhimi korrekt i porosive dhe arkës;
- Bashkëpunim i ngushtë me stafin e shërbimit për t’u siguruar përvoja pozitive për klientët.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë e mëparshme si banakier/e (avantazh i madh);
- Aftësi për punë nën presion dhe me korrektësi;
- Prezantim i mirë dhe sjellje profesionale.
Kopshtar
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëmbajtja e hapësirave të gjelbra të hotelit;
- Ujitja, krasitja dhe kujdesi për bimët dhe lëndinat;
- Zbatimi i standardeve të pastërtisë dhe estetikës në ambientet e jashtme.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë në punë të ngjashme në mirëmbajtje ose gjelbërim;
- Përgjegjësi dhe kujdes ndaj detajeve;
- Aftësi për punë fizike dhe pavarësi në detyra.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në emailin:
📧 [email protected]
Konkursi është i hapur për 10 ditë nga data e publikimit.
Apliko shpejtë përmes sistemit!