business

Publikues/e të konkurseve (3)

  • star Publikuar: 06-03-2023
  • star Skadon: 16-03-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Portal Pune
Kategoritë Administratë
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 26202

PortalPune.com daton që nga 01.05.2008, është krijuar duke parë kërkesat e shumta për informim të shpejt të punëkërkuesve për të gjitha vendet e lira të punës, si dhe këshillimin e punëkërkuesve për zhvillim të karrierës, njoftimin e punëdhënësve me punëkërkues të kualifikuar, gjithmonë duke shërbyer si urë lidhëse në mes të punëkërkuesëve dhe punëdhënësve.

Me zgjerimin e kompanisë normalisht që është shtuar edhe nevoja për rekrutim shtesë të stafit

Për të na ndihmuar të arrijmë misionin tonë, ne i'u ftojmë t'i bashkangjiteni ekipit tonë si Publikues/e të konkurseve.

Cfarë kërkohet nga ju:

  • Të siguroni që cdo konkurs që vjen për t'u publikuar, t'i plotësoj kushtet për publikim;
  • Ndihmoni klientët në hartimin dhe përshkrimin e vendit të punës;
  • Kuptoni komponentët e ndryshëm që përbëjnë konkursin, dhe të jeni në gjendje të artikuloni se si të zhvilloni dhe strukturoni më mirë një konkurs;
  • Rregullisht kontakton klientët sipas planit;
  • Rregullisht raporton për aktivitetet në raport me klientët;
  • Raportimi javor për punët e kryera;
  • Support të rregullt me klientët;
  • Respektim, integrim dhe etikë në punë;
  • Organizim i mirë i punës;
  • Qasje të mirëfilltë ndaj klientëve;

Kualifikimet:

  • Të ketë të kryer shkollim Universitar;
  • Të ketë aftësi të mira në komunikim dhe shkrim;
  • Aftësi për bashkëpunim në ekip;
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze;
  • Njohuri të punës në kompjuter;

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në e-mail: [email protected]

Ju lutemi që në subject ta cekni pozitën për të cilën aplikoni!