business

ZYRTAR/E LIGJOR PËR KOLEKTIME– DEGA PRISHTINË

  • star Publikuar: 13-03-2023
  • star Skadon: 27-03-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani FINCA Kosovo
Kategoritë Ligjore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 16033

KONKURS

ZYRTAR/E LIGJOR PËR KOLEKTIME– DEGA PRISHTINË

PËRGJEGJËSITË:

  • Të kontaktojë dhe menaxhojë në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/ tij;
  • Të bëj vizita të rregullta në teren te klientët në portfolion e saj/tijsi dhe tek organet e përmbarimit;
  • Të bëj vlerësimin e ekspozimeve kreditore jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm dhe të propozoj zgjidhje adekuate për këto kredi;
  • Të filloj procedurën përmbarimore ndaj klientëve jo-performues pranë Përmbaruesëve Privat;
  • Të punoj për së afërmi me ekzekutorët e gjykatave dhe permbaruesit privat për ekzekutimin e kërkesave ligjore ndaj klientëve;
  • Të përfaqësoj institucionin në lidhje me klientët në procedurë përmbarimore dhe/ apo civile;
  • Të përgatitë raporte të rregullta në lidhje me aktivitetet rreth klientëve në portfolio të saj/tij;
  • Të kryej punë të tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin e ekspozimeve jo-performuese.

KUALIFIKIMET:

  • Preferohet të jetë i diplomuar në fushën e Drejtësisë, Ekonomisë apo administrim Biznesi
  • Eksperiencë pune në mbledhjen e kredive jo-performuese, kredidhënie, procedurën përmbarimore, apo të ngjashme përbën avantazh;
  • Aftësi të shquara komunikuese dhe organizative;
  • Aftësi të shquara analitike;
  • I/E dedikuar dhe i/e vetëmotivuar për sukses;
  • Njohuri të paketës Microsoft Office;
  • Të posedojë Patent Shofer kategorinë “B”;
  • Njohje të mirë të gjuhës Angleze.

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë. Afati i aplikimit deri me 27.03.2023.

FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, një grup prej 19 institucioneve mikrofinanciare dhe bankave që ofron shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe u mundëson individëve dhe komuniteteve me të ardhura të ulëta të investojnë në të ardhmen e tyre.

Me aplikimin e juaj, ju e autorizoni FINCA Kosovë që të mbledh, verifikojë dhe të përpunojë të dhënat personale për qëllime të punësimit të mundshëm në FINCA Kosovë.