business

Koordinator/e i/e Nëndistriktit

  • star Publikuar: 18-09-2025
  • star Skadon: 03-10-2025
Kompani KEDS Energy
Kategoritë Institucionet Qendrore
Vendi i punës Gjakovë, Rahovec
Numri i pozitave 1

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i Operimeve më datë 16-09-2025 shpall konkurs pune:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Përgjegjës për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të shkyçjes dhe rikyçjes së konsumatorëve, duke siguruar zbatimin e saktë dhe me kohë të planit;
  • Përgjegjës për inkasim dhe performancë të përgjithshme të Nën-Distriktit dhe Distriktit;
  • Koordinon dhe monitoron ekipet në terren, si dhe raporton mbi aktivitetet dhe parregullsitë e hasura;
  • Komunikon drejtpërdrejt me stafin si dhe mban shënime dhe raporte për punën e ekipeve në terren dhe aktiviteteve të tjera gjatë gjithë procesit të punës;
  • Analizon shkyçjet dhe rikyçjet, kontrollon leximet dhe reagon ndaj çdo parregullsie;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e pajisjeve, mbështetjen e ekipit dhe arritjen e objektivave të Distriktit.

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Kualifikim Universitar, Fakulteti Elektroteknik (drejtimi Energjetikë), Ekonomik, Juridik ose fushë të ngjashme;
  • Preferohet 2 vite përvojë pune në lëmi të ngjashme;
  • Njohuri të mira në MS Office dhe programe të tjera relevante të punës;
  • Trajnimet dhe certifikatat relevante janë përparësi.

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

  • KEDS beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të ndeshkohen

APLIKO