business

Zyrtar Kryesor të Riskut

  • star Publikuar: 05-05-2023
  • star Skadon: 12-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 49760

Shield Recruitment & HR kërkon një Zyrtar Kryesor të Riskut për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara në fushën e sigurimeve në vend.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës/e të ndihmojë Bordin dhe Menaxhmentin e Lartë në kryerjen e përgjegjësive të tyre përkatëse, përfshirë ofrimin e analizave profesionale dhe kryerjen e rishikimit të rreziqeve;
  • Përgjegjës/e për identifikimin e rreziqeve materiale individuale dhe të agreguara (aktuale, të shfaqura dhe të mundshme) të siguruesit;
  • Përgjegjës për vlerësimin, agregimin, monitorimin dhe ofrimin e ndihmës në menaxhimin dhe adresimin e rreziqeve të identifikuara (kjo përfshinë kapacitetin e siguruesit për të absorbuar rrezikun duke marrë parasysh natyrën, probabilitetin, kohëzgjatjen, korelacionin dhe ashpërsinë potenciale të rrezikut);
  • Përgjegjës/e të krijojë dhe të mirëmbajë një pasqyrë të profilit të agreguar të rrezikut të siguruesit si një person juridik dhe nëse është e aplikueshme edhe në nivel grupi;
  • Përgjegjës/e të krijojë vlerësim largpamës të profilit të rrezikut;
  • Përgjegjës/e të vlerësojë mjedisin e brendshëm dhe të jashtëm në vazhdimësi në mënyrë që të identifikojë dhe të vlerësojë rreziqet e mundshme sa më herët që është e mundur;
  • Përgjegjës/e të konsiderojë rreziqet që rrjedhin nga marrëveshjet e kompensimit si dhe nga skema e bonuseve;
  • Përgjegjës/e të kryejë stres-teste të rregullta;
  • Përgjegjës/e për informimin për Menaxhmentin e Lartë dhe raportimin në baza të rregullta kohore për Bordin ose Komitetin e Rrezikut, lidhur me profilin e rrezikut të siguruesit dhe detajet e rreziqeve ndaj të cilave siguruesi është i ekspozuar si dhe propozimi i metodave të përshtatshme për zvogëlimin e këtyre rreziqeve;
  • Përgjegjës/e të dokumentojë dhe t’i raportojë Bordit për ndryshimet materiale që ndikojnë në sistemin e siguruesit për menaxhimin e rrezikut në mënyrë që ky sistem vazhdimisht të mirëmbahet dhe përmirësohet;
  • Përgjegjës/e të kryejë vetëvlerësime të rregullta dhe të zbatojë apo monitorojë implementimin e çdo përmirësimi të nevojshëm.
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Bordi i Drejtorëve.

Kualifikimet;

  • Fakulteti Ekonomik ose të ngjashme;
  • Preferohet së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën e menaxhimit të rrezikut në industrinë financiare apo industri tjetër relevante;
  • Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën e menaxhimit të rrezikut;
  • Njohja e Gjuhës Angleze;
  • Aftësi organizative dhe Menaxhuese;

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] deri me datë 12 Maj 2023 ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.