business

Arkëtar/e

  • star Publikuar: 08-08-2022
  • star Skadon: 07-09-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Neptun
Kategoritë Paisje Shtëpiake
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Ferizaj, Gjilan, Klinë, Lipjan, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Vushtrri
Shikime 1664

Arketar/e

Neptun Kosova shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtëpiake.

Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Arkëtr/e është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe nje eksperiencë pozitive në blerje.

Pozicioni: Arkëtar/e

Departmenti: Retail

Vendodhja: Prishtinë, Prizren,Ferizaj,Gjilan,Pejë,Mitrovicë,Lipjan,Suharekë,Vushtrri,Podujevë, dhe Klinë

Jeni energjikë dhe të apasionuar pas teknologjisë?

Jeni një person me pasion, dashamirësi dhe buzëqeshje?

A ju pëlqen të komunikoni me njerëzit e tjerë?

A ju pëlqen të punoni në një mjedis modern dhe miqësor?

Dëshironi të punoni në një kompani dinamike me mundësi trajnimi dhe zhvillimi të vazhdueshëm?

Atëherë ju jeni ai / ajo që NEPTUN po kërkon!

Një ditë në ekipin tonë:

  • Kryen pagesat me para të gatshme dhe kartela bankareTë komunikoni dhe ti shërbeni klientëve sipas standarteve të kompanisë;
  • Ndihmon klientët rreth përzgjedhjes së produkteve sipas nevojave të klientit
  • Të menaxhoni ankesat dhe komentet e klientëve sipas standarteve të kompanisë;
  • Të keni njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve
  • Realizimi i inventarëve për sektorin tuaj dhe raportimi i rezultateve;

Kërkesat:      

  • Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
  • Përvojë pune në shitje me pakicë;
  • I/E aftë për të punuar në grup dhe nën presion;
  • Energjik/e dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin;

NEPTUN  ju ofron:

  • Trajnim i vazhdueshëm
  • Një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
  • Ambjent i shkëlqyer pune në dyqane moderne
  • Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës. Për këtë pozicion ofrohen pagë konkuruese dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike [email protected], ose duke plotesuar formen e aplikimit online ne linkun me poshtë:

https://www.neptun-ks.com/job-advertisement-details.nspx?advertisement=1040

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”

Profili i kompanisë: BALFIN Group, Balkan Finance Investment Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.