business

Zyrtar i Lartë për Inspektimin e shërbimeve Familjare

  • star Publikuar: 29-07-2024
  • star Skadon: 25-08-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 901

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Drejtësisë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit : Grupi i përgjithshëm i shërbimeve sociale

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i Lartë për Inspektimin e shërbimeve Familjare

Klasa e pozitës : Profesional 1

Koeficienti/Paga: 5.75

Nr. i kërkuar: 2

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 26/07/2024

Afati për aplikim : 27/07/2024 - 25/08/2024

Institucioni : Ministria e Drejtësisë

Departamenti: Departamenti për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare

Divizioni: Divizioni për Inspektimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare

Vendi i punës: Prishtinë

Nr. i Referencës: RN00014637

Kodi : RPC0008176

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Analizon dhe planifikon zbatimin e aktiviteteve të Divizionit për Inspektim të Shërbimeve Familjare;
  • Siguron zbatimin e proceseve të planifikimit strategjik dhe politikave në Ministri dhe bene raportimin lidhur me zbatimine tij;
  • Inspekton ofrimin e shërbimeve familjare në sektori publik, joqeveritar dhe privat në zbatimin e normave ligjore, profesionale, kodit etik dhe cilësinë e shërbimeve bazuar në standardet e përcaktuara nga Ministria.
  • Inspekton ambientet e punës dhe mjediset ku ofrohen shërbime familjare si dhe mënyrën e organizimit dhe funksionimit të veprimtarisë së punës të ofruesve të shërbimeve familjare.
  • Kontrollon dhe verifikon dokumentacionin në dosjet personale të përfituesve të shërbimeve, plotësimin e formave të punës profesionale, konstaton gjendjen faktike dhe mënyrën e menaxhimit të rastit nga ofruesi ishërbimeve familjare.
  • Kontrollon zbatimin e procedurave ligjore dhe procedurave standarde të veprimit për vendosje të personave (fëmijë dhe të rritur) në format e mbrojtjes dhe menaxhimin e ofrimit të shërbimeve familjare.
  • Përpilon procesverbal me rastin e kryerjes së inspektimit të ofruesve të shërbimeve familjare dhe evidenton të gjeturat bazuar në gjendjen faktike.
  • Harton raportin e inspektimit me të gjeturat dhe mund të urdhëron masa për mënjanimin e të metave në punën ofruesve të shërbimeve familjare dhe cakton afatin për të vepruar sipas atyre masave.
  • Informon Ministrin dhe komunën më të gjeturat dhe shkeljet e konstatuara dhe i rekomandon Ministrit për ndërmarrjen e masave në pajtim me ligjin;
  • Propozon shqiptimin e masave dhe inicon procedurë tek autoritetet kompetente për personat fizik dhe juridik ofrues të shërbimeve familjare, varësisht nga shkeljet e detyrave të punës.
  • Koordinon dhe bashkëpunon në punë ekipore gjatë procesit të inspektimit të shërbimeve familjare;
  • Përpilon raporte periodike dhe sipas nevojës për Divizionin për Inspektim të shërbimeve familjare.
  • Kryen detyra të tjera që bien në fushëveprimin e Divizionit.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Psikologji/ Sociologji, Punë Sociale, Logopedi.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  1. Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  2. Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  3. Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
  4. Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  5. Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  6. Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  7. Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  8. Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike).Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetëdeklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.


Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 09/09/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

  1. Kërkesat Specifike: Kualifikime të posaçme formale, Licencë të nivelit profesional për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare.
  2. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
    • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
    • Intervista – maksimumi 30 pikë
  3. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  4. Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
  5. Mënyra e aplikimit
  6. Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
  7. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik

(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen