business

THIRRJE PËR APLIKIM

  • star Publikuar: 04-12-2023
  • star Skadon: 20-12-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Agrokulturë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prizren, Suharekë
Shikime 2864

THIRRJE PËR APLIKIM

Me qëllim të zvogëlimit të ndikimit negativ në mjedis si dhe krijimit të zgjidhjeve të qëndrueshme mjedisore dhe përshtatjes ndaj ndryshime klimatike në bujqësi, Shoqata PePeKo në bashkëpunim me projektin ”Fuqizimi i Veprimit Lokal për Klimën”, i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fonde nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) në Kosovë dhe i zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë fton ndërmarrjet/fermat të madhësisë mikro, të vogla dhe të mesme (MVM) të zinxhirit të vlerës së ushqimit, prodhimit/bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit të udhëhequra nga gratë në zonat rurale në komunat e Prizrenit dhe Suharekës për të aplikuar për të përfituar nga masat për energji të gjelbër dhe zgjidhje tjera për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike në bizneset e tyre dhe nxitja e një sistemi të qëndrueshëm ushqimor.

Kriteret e përgjithshme për aplikim:

  1. Ndërmarrja duhet të jetë e regjistruar dhe në gjendje aktive në Kosovës;
  2. Ndërmarrja duhet të jetë në pronësi ose eudhëhequr nga gratë;
  3. Ndërmarrja duhet të veprojë në zinxhirin e vlerës së ushqimit, prodhimit/bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit, si për shembull në përpunim të pemëve, perimëve, bimëve mjekuese dhe aromatike, përpunim i qumështit, bletaria, prodhimi i perimeve në serra, etj.
  4. Ndërmarrja nuk duhet të ketë obligime të pa paguara në Administratën Tatimore të Kosovës dhe nuk është në proces likuidimi apo falimentimi;
  5. Ndërmarrjet përfituese duhët të operojnë në zonat rurale në komunën e Prizrenit dhe në komunën e Suharekës;
  6. Ndërmarrja duhet të kenë qëndrueshmëri financiare(pasqyrat financiare ose qarkullimin në 6 muajt e fundit)
  7. Dëshmija se nuk ka përfituar në vitet e kaluara subvencionim apo lloj tjetër mbështetjeje për veprimatri të njejtë apo të ngjashme me këto që janë të kërkuara në këtë thirrje.

Kriteret specifike të përzgjdhjes:

  1. Ndërmarrja duhet të jetë me pronësi të gruas ose të jetë e udhëhequr nga një grua, apo dëshmi e qartë e përfshirjes aktive të gruas në proceset kyçe të vendimmarrjes.
  2. Përkushtim dheplane të qarta për përvetësimin dhe përfshirjen e zgjidhjeve të energjisë së gjelbër dhe zgjidhje tjera për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike në brenda ndërmarrjes/fermës.
  3. Projekti i propozuar për mbështetje është ekonomikisht dhe financiarisht i zbatueshëm.
  4. Përfitimet e projektit nga pikëpamja ekonomike (rritje e produktivitetit, të ardhura shtesë për gratë ndërmarrëse/fermere.
  5. Përfitimet që sjellë projekti në zinxhirin e vlerës ushqimore në ndërlidhje e ulje të emetimeve të gazrave serrë, dhe përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike.
  6. Qëndrueshmëria e investimit në projekt si jetëgajtësia, kthimi i investimit, etj.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  1. Formulari i aplikimit me detaje të propozimit;
  2. Çertifikata e regjistrimit të biznesit;
  3. Dokumentet që dëshmojnë se ndërmarrja udhëhiqet nga gratë;
  4. Dëshmi se ndërmarrja aplikuese operojnë në sektorin e bujqësisë (aktiviteti i ndërmarrjes duhet të jetë nga sektori i bujqësisë);
  5. Vërtetimi se ndërmarrja nuk ka obligime të pa paguara në ATK;

Shënime shtesë:

  • Vlera maksimale e përkrahjes për ndërmarrje është deri në 10,000 Euro.
  • Pas aplikimit do të bëhet një vlerësim i jashtëm nga kompani e specializuar për qëndrueshmërinë e investimit, e kontraktuar nga UNDP.
  • Blerja dhe instalimi i pajisjeve do të bëhet nga kompania e kontraktuar nga UNDP;
  • Kalimi i fazës së parë të aplikimit nuk garanton përkrahjen pa përfunduar vlerësimi nga ana e kompanisë së specializuar.

Aplikimi mund të bëhet online duke dërguar dokumentet e nevojshme në email adresën e Shoqatës PePeKo: [email protected]

Shkarkoni Aplikacionin KETU

Data e fundit për aplikim është 15 Dhjetor 2023 në ora 16:00.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në numrin: +38349868157.