business

ZYRA E CARE INTERNATIONAL NË KOSOVË LANSON THIRRJEN PËR PRAKTIKË NË PUNË/TRAJNIM NË PUNË ME PAGESË PËR 50 TË RINJ

  • star Publikuar: 21-03-2023
  • star Skadon: 15-04-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 42099

ZYRA E CARE INTERNATIONAL NË KOSOVË LANSON

THIRRJEN PËR PRAKTIKË NË PUNË/TRAJNIM NË PUNË ME PAGESË

PËR 50 TË RINJ

Data e publikimit: 21.03.2023 l Afati i fundit për aplikim: 15.04.2023

Me qëllim të rritjes së mundësive për përfshirjen ekonomike të të rinjve dhe ngritjen e statusit të tyre në shoqëri, CARE në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK) shpall këtë thirrje për praktikë në punë dhe trajnim në punë me pagesë për 50 të rinj të diplomuar nga universiteti dhe shkolla e mesme e lartë. Programi i praktikë në punë/trajnimit në punë do të mbahet në kompanitë lokale që ofrojnë mundësi të punësimit, për një kohëzgjatje 6 mujore (gjysmëorari) dhe do të rregullohet sipas ligjit të brendshëm.

Çka është praktika në punë?

Praktika në punë u ofron pjesëmarrësve mundësinë e fitimit të përvojës së nevojshme në mjedisin e punës për të filluar punën në një profesion të caktuar ose një fushë të karrierës. Kjo masë ofrohet për të rritur aftësitë dhe perspektivat e pjesëmarrësve për punësim, duke ofruar qasje në mjedisin e punës dhe të krijojnë përvojë dhe kontakte me punëdhënësit në mënyrë që të përmirësojnë mundësitë e ardhshme për punësim.

  • Përkitazi më këtë thirrje praktika në punë do të zgjasë 6 muaj. Shuma e kompensimit është 250€ pagë mujore (bruto).

Çka është trajnimi në punë?

Trajnimi në punë është masë aktive e tregut të punës që synon t’iu ofrojë pjesëmarrësve njohuritë, shkathësitë dhe kompetencat, të cilat janë të nevojshme për të kryer punë specifike brenda mjedisit të punës. Trajnimi në punë ofrohet për të rritur perspektivat e punësimit për të papunësuarit e regjistruar duke përfituar njohuri dhe shkathësi themelore për kryerjen e një pune gjatë angazhimit në punë.

  • Përkitazi më këtë thirrje trajnimi në punë do të zgjasë 6 muaj. Shuma e kompensimit është 250€ pagë mujore (bruto).

Kush mund të përfitoj?

Të drejtë përfitimi nga këto dy masa kanë të gjithë ata punëkërkues sipas kushteve në vijim:

Për Punë Praktike:

  • Të gjithë të papunësuarit e diplomuarit nga shkolla e mesme e lartë dhe universiteti, të moshës 18 – 24 vjeç nga tetë komunat e synuara të projektit: Deçan, Fushë Kosovë, Junik, Gjakovë, Peja, Rahovec, Obiliq dhe Suharekë.
  • Të gjithë të papunësuarit e regjistruar (aktiv) të diplomuar nga shkollat profesionale, QAP, institucionet e arsimit të lartë dhe trajnime tjera profesionale të akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve kanë të drejtë të jenë pjesë e PNP-së.

Për Trajnimi në Punë:

  • Të gjithë të papunësuarit e regjistruar dhe aktiv në komunat target kanë të drejtë të jenë pjesë e kësaj mase.
  • Të papunët me të drejtë aplikimi nga komunat target të projektit.

Kush NUK mund të përfitoj nga kjo masë?

Të papunët

Të papunët nuk kanë të drejtë përfitimi nëse:

  • Nuk janë të regjistruar në zyre të punësimit dhe nuk janë aktiv;
  • Kanë marrëdhënie të ngushta familjare më punëdhënësin.

Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet të rinjve nga zonat rurale target të projektit dhe grave, të cilat inkurajohen fuqishëm që të aplikojnë!

Si aplikohet

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë: CV-në, Letër motivuese (maksimumi një faqe, duke shprehur përgatitjen/përvojen dhe kapacitetet e tyre), diplomat dhe konfirmimin e regjistrimit të tyre në Zyrën për Punësim të (APRK).

Të gjitha dokumentet e përmendura duhet të dërgohen në emailin: [email protected] dhe cc: [email protected]me subjektin: “Aplikacioni për praktikë në punë” apo “Aplikacioni për Trajnim në Punë” (aplikantët duhet të theksojnë qartë në letrën motivuese nëse janë duke aplikuar për praktikë në punë apo për trajnim në punë).

Afati i fundit për aplikim

Aplikimi është i hapur nga 21.03.2023 deri më 15.04.2023.

Procesi i përzgjedhjes

Përzgjedhja e aplikantëve do të bëhet nga Komisioni Përzgjedhës i Projektit, i cili do të marrë në konsideratë përmbushjen e kritereve të përmendura më sipër në këtë thirrje dhe do të bëjë përputhjen e profileve profesionale të aplikantëve me mundësitë e punësimit në bizneset lokale. Nëse konsiderohet e rëndësishme, Komisioni Përzgjedhës mund të ftojë aplikantët për intervistë.

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen përmes emailes.