business

Zyrtar për Trajtimin e të Burgosurve dhe Çështje Sociale - Vushtrri

  • star Publikuar: 11-11-2024
  • star Skadon: 07-12-2024
Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Vushtrri
Shikime 862

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Drejtësisë - Shërbimi Korrektues i Kosovës shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i përgjithshëm i shërbimeve sociale

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Trajtimin e të Burgosurve dhe Çështje Sociale

Klasa e pozitës: Profesional 2

Koeficienti/Paga: 5.1 / 561.00

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 07/11/2024

Afati për aplikim : 08/11/2024 - 07/12/2024

Institucioni: Ministria e Drejtësisë - Shërbimi Korrektues i Kosovës

Departamenti: Qendra Korrektuese në Smrekonicë

Divizioni

Vendi i punës: Smrekovnicë/ Vushtrri

Nr. i Referencës: RN00015534

Kodi: RPC0009073

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Interviston të burgosurit, pas pranimit, për t’i identifikuar dhe vlerësuar nevojat dhe problemet e tyre dhe informimi për shërbimet ekzistuese në burg, të drejtat dhe detyrat e tyre;
  2. Merr pjesë në përgatitjen e planeve individuale rehabilituese, të dizajnuar së bashku me të dënuarin, mbi bazë rrezikshmërie / nevojave dhe sjelljeve të tyre në institucion;
  3. Bën seanca këshilluese që t’ i përkrahë, fuqizojë dhe otivojë të burgosurit të jetojnë një jetë stabile në pajtim me parimet ligjore duke iu ndihmuar edhe në zhvillimin e tyre personal, social, edukues dhe profesional;
  4. Merr pjesë në klasifikimin e të burgosurve, duke propozuar llojet e tretmaneve dhe të intervenimeve që merren si të dobishme për rehabilitimin e tyre;
  5. Përgatitë raporte vlerësuese dhe bën vizita familjeve të të burgosurve për privilegje të ndryshme penale që jepen brenda/jashtë burgut
  6. Iu ofron autoriteteve në sistemin e Drejtësisë Penale në bazë të kërkesës së Drejtorit të Institucionit/Qendrës, raporte vlerësimi dhe informata relevante për të burgosurit në mënyrë që t`ju ndihmojë atyre gjatë proceseve të ndryshme vendimmarrëse;
  7. Ndihmon në realizimin e ndihmës postpenale, sipas nevojës, në bashkëpunim me organizatat tjera që merren me mirëqenien e të burgosurve;
  8. Bashkëpunon me institucione të ndryshme, organizata qeveritare dhe joqeveritare që janë në interes për mirëqenien e të burgosurve;
  9. Mban shënime të sakta, komplete dhe të organizuara mbi aktivitetet, qëllimet dhe mbi të arriturat.


Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) në drejtimet: Psikologji/ Sociologji, Punë Sociale
  • Kërkesat specifike:
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune profesionale

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të mira të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 22/12/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët


Mënyra e aplikimit

  1. Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik

(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen