Kompani
BPB - Banka për Biznes
Kategoritë
Teknologji Informative - ICT
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
2088
Pozita: Menaxher i sektorit për zhvillime softuerike (m/f)
Qyteti: Prishtinë
Afati i aplikimit: 21/11/2022
Menaxher i sektorit për zhvillime softuerike (m/f)
Kompetencat
- Diplomë Universitare (Fusha e IT apo të ngjashme);
- Pesë (5) vite përvojë pune në fushën e zhvillimeve softuerike, përvoja në sektorin bankar përbënë avantazh;
- Të ketë përvojë pune me .net MVC dhe api development;
- Preferohet njohuri në Microsoft Power Platform;
- Aftësi të shkëlqyera në organizim, përcaktim të prioriteteve dhe menaxhim të projekteve;
- Aftësi të shkëlqyera në identifikim të problemeve dhe vëmendje në detaje;
- Aftësi të shkëlqyera analitike;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
- Nivel i avancuar i gjuhës angleze.
Përshkrimi i vendit të punës
- Është përgjegjës për sektorin e zhvillimeve softuerike;
- Ka përgjegjësi direkt në përpilimin në zhvillimin e aplikacioneve në departamentin e TI-së;
- Mbikëqyr dhe delegon punët në ekipet e zhvillimit;
- Është përgjegjës për krijimin e strategjisë dhe menaxhimin e resurseve të zhvillimit;
- Është përgjegjës për menaxhimin dhe realizimin e kohës së zhvillimit të projekteve;
- I raporton Mbikëqyrësit Direkt rreth planifikimit dhe realizimin e projekteve të sektorit të zhvillimit;
- Asiston në funksionimin korrekt (instalimin, operimin dhe mirëmbajtjen) të të gjitha paketave softuerike në shfrytëzim;
- Zhvillon softuerin ndihmës apo rishqyrton të vjetrat në rast të ndonjë nevoje specifike;
- Mirëmban sistemin softuerik bankar;
- Koordinon, në bashkëpunim me mbikëqyrësin, punët për zhvillim me shërbimet dhe sektorët tjerë të Bankës;
- Siguron ekspertizë të detajuar teknike si për nismat strategjike ashtu edhe për ato operacionale;
- Siguron dhe koordinon ngushtë aktivitetet e ndryshme me ofruesin e shërbimeve me palë të treta;
- Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikëqyrësit Direkt.
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 21 nëntor 2022.