business

Vende te lira pune nga Drejtoria e Logjistikes

  • star Publikuar: 07-10-2022
  • star Skadon: 27-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 6282

Republika e Kosovës

Qeveria

Ministria e Punëve të Brendshme

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë/Prishtinë

Bazuar në nenin 79, 80 dhe nenit 81 paragrafi 1, të Ligji nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë nenin 8 të Ligjit Nr.03/L-212 i Punës, Policia e Kosovës shpallë:

KONKURSIN

Referenca: 07/1-01SAP-R /591/2022

Për plotësimin e vendeve të punës

Titulli i vendit të punës: Autolimar- Një (1) vend i lirë pune

Vendi i punës: Drejtoria e Logjistikes/Flota Operative

Koeficienti: 6

Kohëzgjatja e emërimit: Në afat të pacaktuar

Orari i punës: i plotë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Përgjegjës për riparimin të automjeteve të aksidentuara të PK-së konform planifikimit dhe kërkesave për të siguruar që të gjitha automjetet e PK-së të jene funksionale.
Përgjegjës për mënjanimin e dëmtimeve mekanike të karoseris së automjeteve duke siguruar që të jenë konform prishjeve në automjet duke caktuar prioritetet dhe dukem informuar me kohë mbikëqyrësin.
Identifikon nevojat për pjesë rezervë dhe njofton mbikëqyrësin dhe analizon e bën identifikimin e pjesëve të dëmtuara që mund të riparohen.
Bënë vlerësimin e kualitetit të pjesëve të ofruara nga kontraktori si dhe njofton mbikëqyrësin për mangësi eventuale.
Nëse verën se prishja e automjetit është shkaktuar si pasoj e pa përgjegjësisë së vozitësit ta njoftojmbikëqyrësin për procedura tëmëtutjeshme.
Për çdo riparim në automjet është përgjegjës të jetë konform standardeve teknike të aprovuara.
Kujdeset që çdo riparim në automjete të jetë sipas radhës dhe nevojave urgjente të paraqitura.
Përgjegjës për koordinimin e punës me njësit tjera të servisit që çdo riparim të jetë i kompletuar sipas nevojave të paraqitura për riparim të automjetit.
Të ruaj sekretin e institucionit, duke mos nxjerr në opinionin publik informata që nuk janë në kompetencën e tij.
Kryen edhe detyra tjera që janë të ndërlidhura me këtë natyrë të punës sipas kërkesës së mbikëqyrësit dhe kualifikimeve që posedon.

Titulli i vendit të punës: Autoelektricist- Një (1) vend i lirë pune

Vendi i punës: Drejtoria e Logjistikes/Flota Operative

Koeficienti: 6

Kohëzgjatja e emërimit: Në afat të pacaktuar

Orari i punës: i plotë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Përgjegjës për riparimin dhe instalimin elektrik në automjetet e PK-së konform planifikimit dhe kërkesave për të siguruar që të gjitha automjetet e PK-së të jenë funksionale.
Përgjegjës për riparimet dhe instalimet elektrike të jenë konform prishjeve në automjet duke caktuar prioritetet dhe duke informuar me kohe mbikëqyrësin.
Identifikon nevojat për pjesë rezerve dhe njofton mbikëqyrësin për furnizim.
Vlerëson dhe bënë identifikimin e pjesëve të dëmtuara që mund të riparohen.
Bënë vlerësimin e kualitetit të pjesëve të ofruara nga kontraktori si dhe njofton mbikëqyrësin për mangësitë eventuale.
Nëse vëren se prishja e automjetit është shkaktuar si pasojë e papërgjegjësisë së vozitësit ta njoftoj mbikëqyrësin për procedura të mëtutjeshme.
Për çdo riparim në automjet është përgjegjës të jetë konform standardeve teknike të aprovuara.
Kujdeset që çdo riparim në automjete të jetë sipas radhës dhe nevojave urgjente të paraqitura.
Përgjegjës për koordinimin e punës me njësit tjera të servisit që çdo riparim të jetë i kompletuar sipas nevojave të paraqitura për riparim të automjetit.
Kryen edhe pune tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit dhe kualifikimeve që posedon.

Titulli i vendit të punës: Teknik metalpunues (axhustator)- )- dy (2) vende të lira pune

Vendi i punës: Drejtoria e Menaxhimit të Objekteve

Koeficienti: 6

Kohëzgjatja e emërimit: Në afat të pacaktuar

Orari i punës: i plotë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Punimin e grilave, të dritareve, për vendosjen e tyre në Qendrat e Mbajtjes, nëpër objektet e PK-së.
Punimin e grilave të dritareve, për vendosjen e tyre në dhomat e dëshmive, në objektet e PK-së.
Punimin e grilave të dyerve për vendosje në dhomat e dëshmive në objektet e PK- së.
Riparimin të rrethojave të objekteve për shkaqe sigurie.
Vendosjen e grilave metalike të objekteve në hapësirat me konfidencialitet të veçantë.
Ndërrimin e dyerve metalike, në dhomat e dëshmive dhe qendrat e mbajtjes.
Vendosjen e dyerve metalike në dhomat me konfidencialitet të veçantë.
Vendosjen e bravave mbrojtëse, nëpër dyer metalike.
Kryen detyra tjera sipas udhëzimeve të dhëna nga Udhëheqësi i Njësisë së Teknikëve.

Shkollimi dhe shkathtësitë për të gjitha pozitat e kërkuara:

Të posedoj diplomë tëshkollës së mesme.
Së paku 1 vit përvojë pune.
Trajnim përkatës.
Aftësi profesionale dhe motivuese.
Posedim të standardeve të lartaetike.
Të ketë aftësi për të punuar në grup, në ambient multietnik.
Të ketë shkathtësi të dëshmuara të komunikimit me shkrim dhe me gojë.
Nivel të lartë të ndershmërisë dhe konfidencialitetit.

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e Nëpunës administrativ dhe mbështetës janë:

Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse.
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Të kenë nivelin e arsimit dhe përvojën e punës të kërkuar për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës, dhe
Të kalojnë me sukses procedurat e pranimit, sipas këtij ligji.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

a) Formulari për aplikim;
b) Deklarata (lidhur me pajtueshmërinë e hetimeve të së kaluarës), mund ta shkarkoni në ueb-faqen e Policisë së Kosovës www.kosovopolice.com ku gjendet shpallja e konkursit dhe pas nënshkrimit nga aplikanti i bashkëngjitet aplikacionit;
c) Kopja e diplomës për arsimin e kërkuar, ndërsa për kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit kopjen e diplomës të notifikuar;
d) Dëshmi për kualifikime tjera, dëshmi për përvojën e punës;
e) Certifikata /ekstraktin e lindjes;
f) Vërtetimi nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime;
g) Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës valide;
h) Një fotografi të formatit (5 x 5);
i) Dokumentet nga pika e dhe f duhet të jenë të vlefshme dhe të nxirren pas datës së shpalljes së konkursit.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Bazuar në aktet ligjore të lartpërmendura të gjitha aplikacionet dhe dokumentacioni i pranuar do të shqyrtohet me kujdes dhe gjatë shqyrtimit nëse konstatohet se kandidati nuk i plotëson kriteret e përcaktuara për aplikim dhe punësim, apo nëse aplikacioni përmban të dhëna të rrejshme kandidati menjëherë do të diskualifikohet. Kandidatët e suksesshëm do të ftohen të nmarrin pjesë në intervistë.

Këto pozita i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.

Në fund të procesit përzgjedhës kandidatët e pazgjedhur kanë të drejtë në ankesë.

Informimi i kandidatëve lidhur me rezultatet do të publikohet në ueb – faqen e Policisë së Kosovës, në adresën: www.kosovopolice.com, te rubrika mundësi e punësimit.

Data e fillimit dhe e mbylljes së konkursit:

Konkursi do të publikohet të paktën 30 dite para datës se planifikuar për aplikim dhe do të jetë i hapur 15 ditë nga data 13.10.2022 deri me 27.10.2022.

Mënyra e aplikimit:

Formularët duhet t’i dorëzohen ne Njësinë për Rekrutim dhe Seleksionim, Ndërtesa e re e Administratës, DPP, Prishtinë, personalisht ose dërgohen me postë në këtë adresë: Policia e Kosovës, rr. “Luan Haradinaj”, 10000 Prishtinë, Njësia e Rekrutimit dhe Seleksionimit, kati i III, zyra 54, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.

Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.

Formularët për aplikim janë në dispozicion në ueb-faqen e Policisë së Kosovës www.kosovopolice.com si dhe në portalit Sistemi Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore https://konkursi.rks-gov.net/ ku gjendet shpallja e konkursit.

Numrat kontaktues: Për informata plotësuese mund të thirrni në numrin e telefonit kontaktues nr.: 038- 5080 lokali: 1002 /038-504504 lokali:1751dhe 038 245 184.

“Policia e Kosovës i shërben gjithë popullit të Kosovës. Ky shërbim ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe i mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.