Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Teknologji Informative - ICT
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Zimbabwe
Shikime
1419
Shield Recruitment & HR kërkon Ekspert i IT (domotikë) 1 (një vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit me seli në Afriken Juglindore, Zimbabwe.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Instalimi, konfigurimi dhe përdorshmëria e vazhdueshme e pajisjeve të programeve të sistemit;
- Zgjidhja e problemeve hardware dhe software;
- Menaxhimi i rrjetës LAN dhe WAN në të gjitha pikat e kompanisë;
- Mirëmbajtja e PC-ve dhe rrjetit në të gjitha pikat e kompanive, mirëmbajtja e serverëve;
- Monitorimi dhe mirëmbajtja e VPN-it;
- Largimin e viruseve, spyware, malware si dhe rootkits nga të gjithë kompjuteret;
- Diagnostifikimi dhe rregullimi i problemeve harduerike;
- Instalimi i Update-s Patches, Antiviruseve si dhe menaxhimi i filtrave, instalimi I pajisjeve harduerike dhe softuerike;
- Vlëresimi i aseteve harduerike, përkrahja e aplikacioneve të Microsoft-it dhe të tjera softuereve;
- Përmirësimet dhe migrimet softuerike dhe harduerike;
- Vizitat e rregullta ditore për monitorim të komplet rrjetit në të gjitha pikat shitëse janë obligative;
- Përkujdesja për ruajtjen e shenimeve-arkives dhe backup-it të dokumentacionit si dhe arkivimi i tyre për të gjithë severët;
- Hapja e coding userave; mirëmbajtja dhe menaxhimi i arkave fiskale, kamerave;
- Mbajtja e sigurisë në nivel maksimal në aspektin e teknologjisë informative;
- Ndihmon punonjësit me probleme kompjuterike dhe u përgjigjet pyetjeve të tyre;
- Kryen operacione përditësuese të rrjetit;
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme;
- Përvoja minimale 2 vjeçare në rrjetet kompjuterike dhe mirëmbajtjen e sistemeve dhe në rrjetin aktual sisteme operative;
- Aftësi për të përmushur afatet dhe për të menaxhuar stresin në mënyrë efektive në situatë të presionit të lartë;
- Kuptimi i parimeve TI dhe aftësia për të komunikuar konceptet teknike në mënyrë efektive tek një audiencë e ndryshme;
- Kërkohet ndjesi e fortë e diskrecionit dhe konfidencialitetit;
- Njohja e Gjuhës Angleze;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/deri me datë 15 Janar 2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.