business

Udhëheqës i Divizionit për Financa

  • star Publikuar: 02-10-2024
  • star Skadon: 23-10-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 673

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Shëndetësisë shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Titulli i pozitës së punës: Udhëheqës i Divizionit për Financa

Klasa e pozitës: Drejtues i Ulët

Koeficienti/Paga: 7.4

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Me mandat 4 vjeçar

Data e njoftimit: 23/09/2024

Afati për aplikim: 24/09/2024 - 23/10/2024

Institucioni: Ministria e Shëndetësisë

Departamenti: Departamenti për Buxhet dhe Financa

Divizioni

Vendi i punës: Ministria e Shëndetësisë

Nr. i Referencës : RN00015185

Kodi: RPC0008724

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Mbështet dhe ofron këshilla për drejtorin e Departamentit dhe sipas kërkesës për udhëheqësin më të lartë administrative të institucionit dhe titullarin e institucionit për fushën e përgjegjësisë së Divizionit që udhëheq;
  2. Drejton dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e Divizionit dhe siguron funksionim efikas të tij, si dhe ndihmon Drejtorin në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
  3. Siguron regjistrimin i gjitha zotimevedhe shpenzimeve në Sistemin e informimit për Menaxhimin e Financave të Kosovës në SIMFK;
  4. Siguron që është bërë regjistrimi I të gjithëpasurisë kapitale në SIMFK, duke përcjellur investimet në vijim dhe kalimin e tyre te organizatat buxhetore pas kompletimit të investimeve;
  5. Propozon procedura te brendshme me qëllim të përforcimit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit si dhe rekomandon ndryshimin e tyre sipas nevojës;
  6. Siguron harmonizimin e planit të rrjedhjes të parasë konformë kontratave të lidhura në kohë dhe në përputhje me ndarjen buxhetore te aprovuar sipasligjit për ndarjetbuxhetore në bashkëpunim me udhëheqësin e Divizionit të Buxhetit dhe njësit kërkuese;
  7. Sigurohet që të gjithazotimet janë në përputhje me ndarjet buxhetore dhe projeket e planifikuara sipasligjit për ndarjet buxhetore dhe siguron që zotimi I mjeteve të jetë conform planit kontabël dhe kodet ekonomike të jenë përdorur sipas llojit të shpenzimit;
  8. Përgatit raportet mujore, tremujore lidhur me të hyrat dhe shpenzimet e buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë;
  9. Në kordinimme ZKF-të e Agjencioneve te MSH-se përgadite raportin vjetor financiar të MSH-së sipasstandarve ndërkombetare dhe kërkesave të MFPT-së;
  10. Siguron që është bërë përllogaritja e meditjeve per udhetime zyrtarebrenda dhe jashtevendit sipas rregulloreve te aplikueshme;
  11. Siguron që është bërë evidentimi, barazimi dhe raportimi i të gjitha të hyrave dhe shpenzimeve financiare dhe

raportimi i gjendjes së të hyrave të MSh-së dhe sigurimii mbajtjes së kontabilitetit sipas standardeve siguronqë transaksionet fizike janë konform me transaksionet elektronike;

  1. Kryen edhe punë tjeraqë ia përcakton mbikëqyrësi i drejtëpërdrejt në përputhje me aktet ligjoredhe nënligjore, të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe dhe të cilat nuk cenojnë dinjitetin e punonjësit.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) në Ekonomik, financa apo kontabilitet.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të gjëra e të thella të politikave, legjislacionit, procedurave sipas veprimtarisë që mbulon Divizioni.
  • Aftësi organizative dhe drejtuese për të menaxhuar njësi organizative.
  • Aftësi për t'iu përshtatur prioriteteve dhe kërkesave, afatevekohore përmes aftësiveanalitike dhe zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësinë për të krijuardhe mbajtur marrëdhënie besimi me eprorin dhe stafin që e menaxhon.
  • Aftësi për të motivuar stafin dhe për të menaxhuar me sukses Projektet e Divizionit/Departamentit.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 07/11/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë: Nuk ka!

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen