business

Menaxher i Marketingut Digjital 

  • star Publikuar: 27-06-2023
  • star Skadon: 03-07-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Marketing, Menaxher/e
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 32823

Shield Recruitment & HR kërkon Menaxher i Marketingut Digjital për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Modës me seli në Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Një anëtar aktiv i ekipit menaxhues për të zhvilluar dhe drejtuar në mënyrë kolektive transformimin e marketingut në Lindex Kosova në përputhje me udhëzimet dhe planet e zyrës qendrore të Lindex në Suedi;
  • Përgjegjës për hartimin e strategjisë së përgjithshme të marketingut duke planifikuar dhe organizuar fushata, përfshirë fushatat digjitale për të arritur objektivat e biznesit;
  • Përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e reklamave në Ecommerce (shitje Online) në lidhje me trafikun, shitjet, parashikimet, buxhetin, ndërgjegjësimin e audiences per brendin Lindex ne Kosovë në përputhje me objektivat e biznesit;
  • Menaxhon llogaritë e rrjeteve sociale të Lindex Kosova sipas udhëzimeve nga departamenti i marketingut të zyrës qendrore të Lindex në Suedi;
  • Përgjegjës për zhvillimin konceptual të marketingut të programit të besnikërisë së Lindex Kosova – MORE;
  • Së bashku me ekipin strategjik është përgjegjës për të identifikuar aktivitetet e ndryshme të nevojshme për të arritur parashikimet e shitjeve, për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve dhe për të siguruara komercialitetin e artikujve;
  • Përgjegjës për planin e marketingut vjetor dhe tremujor të Lindex Kosova;
  • Ndihmon ekipin strategjik për të krijuar planin e përgjithshëm të marketingut “Funnel Plan” në bashkëpunim me ekipin e shitjes;
  • Përgjegjës për identifikimin dhe prioritizimin e aktiviteteve më të mëdha të marketingut, të nevojshme për të përmbushur objektivat e përcaktuara në lidhje me shitjet, trafikun, kërkesat e konsumatorëve dhe ndërgjegjësimin e audiencës për brendin Lindex;
  • Përcakton dhe planifikon investimet në media dhe kanale të ndryshme të marketingut.
  • Përgjegjës për të analizuar efektin e investimeve totale në marketing, media dhe në kanale tjera;
  • Mbikëqyr dhe përmirëson materialet kreative te marketingu për kanale të ndryshme;
  • Zhvillon planet e PR dhe bashkepunimet me Influencer-e ne Kosovë;
  • Në mënyrë aktive hulumton rreth target grupit dhe audiences se Lindex Kosova për ti njohur më mirë konsumatorët dhe kërkesat e tyre;
  • Përgjegjës për hartimin dhe ekzekutimin e materialeve vizuale në media dhe kanale te tjera;
  • Ndjek me kujdes:
  • Cilësinë e rezultateve të fushatave të realizuara;
  • Efektin e marketingut në ndërlidhje me të dhënat nga shitjet;
  • Kthimin e investimit per aktivitetet dhe fushatat e realizuara;
  • Kërkon dhe ndan me të tjerët informacionin e nevojshëm për të arritur rezultatet më të mira;
  • Vepron sipas dokumenteve udhëzuese të zyrës qendrore të Lindex në Suedi;
  • Merr përgjegjësi për zhvillimin e vazhdueshëhm të aftësive dhe përformancës;
  • Përmirësoni vazhdimisht metodat e punës brenda rolit dhe përgjegjesive.

Kualifikimet:

  • Diploma universitare në Marketing, Menaxhim Biznesi, Komunikim ne Biznes, ose të Ngjashme;
  • Përvojë 3 vjecare (min.) në fushën e kërkuar;
  • Përvojë në hartimin e strategjive të marketingut dhe analizave te tregut për shitjet me pakicë dhe / ose Ecommerce;
  • Përvojë dhe aftësi në shfrytëzimin e Wordpress dhe/ose platformave të ngjashme për Ecommerce (shitje Online);
  • Njohja e gjuhes angleze eshte obligative;
  • Përvojë pune në pozicionet në vijim, Menaxher i marketingut, menaxher i llogarive/klienteve, media planifikues, media strateg, menaxher i projektit ose të ngjashme;
  • Përvojë në përcaktimin dhe ekzekutimin e strategjive ne media digjitale dhe te tjera;
  • Përvojë nga fushën e shitjes me pakicë, mundësisht në fushën e modës – ‘Fast Fashion’;
  • Përvojë në lidership dhe menaxhim të personelit;
  • Njohuri rreth brendeve;
  • Fokus të shtuar tek konsumatorët dhe biznesi;
  • Aftësi analitike për interpretim të rezultateve;
  • Kupton marketingun digjital dhe mediat;
  • I/e strukturuar dhe i/e aftë për të hartuar plane të hollësishme dhe për t’iu prezentuar
  • planet ekipit;
  • Aftësi analitike të orientuara drejt zgjidhjes se problematikave;
  • Vendimmarrës i shpejtë dhe një menaxher i shkëlqyeshëm;
  • Aftësi të shkëlqyera te prezentimit;
  • Njohuri në fushën e modes dhe shitjeve me pakicë;
  • Aftësi në shfrytëzimin e aplikacioneve të Microsoft Office, sidomos në sistemin e planifikimit të detyrave.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] ose mund të plotësohen direkt në Web faqen e Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 03/07/2023 në ora 16:00

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë