business

Anëtar joekzekutiv i Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

  • star Publikuar: 12-10-2022
  • star Skadon: 28-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3570

Në pajtim me nenin 38 të Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Paneli për përzgjedhjen e anëtarit joekzekutiv të Bordit të BQK-së, publikon:

Shpallje

Për plotësimin e një (1) pozite të anëtarit joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

Profili i kërkuar:

  • Person me integritet dhe përgatitje universitare;
  • Minimum dhjetë (10) vite përvojë profesionale ose akademike në fushat e ekonomisë, financave, bankave, kontabilitet apo çështje juridike;
  • Njohuri në krijimin dhe monitorimin e zbatimit të politikave të rëndësishme të lidhura me misionin, objektivat dhe detyrat e BQK-së;
  • Në mënyrë specifike të plotësojnë kushtet sipas nenit 40 të Ligjit nr. 03/L-209 për BQK-në;
  • Njohja e gjuhës angleze paraqet përparësi.

Emërimi do të jetë për një mandat pesë vjeçar duke filluar nga data e emërimit.

Lista e kandidateve që kualifikohen nga ana e Panelit do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili do të përzgjedh një individ.

Miratimi dhe emërimi për këtë pozitë do të bëhet nga Presidenti i Republikës së Kosovës në pajtim me nenin 84 paragrafi 27, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38 paragrafi 2 të Ligjit nr. 03/L-209 për BQK-në.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV me detaje dhe një letër motivuese përmes email adresës vijuese: [email protected] ose në dorë në zarf të mbyllur në arkivin e BQK-së, Rruga Garibaldi nr. 33 në Prishtinë, ose përmes postës në adresë të BQK-së: Banka Qendrore e Republikës se Kosovës (shënim: për pozitën e anëtarit joekzekutiv të Bordit të BQK-së), Rruga Garibaldi nr. 33,10000 Prishtinë, Kosovë.

Afati për aplikim ështëderi më 28 tetor 2022.

Vetëm kandidatët e të cilëti plotësojnë kushtet e konkursit do të thirren për intervistë.