business

Zyrtar/e i/e Programit të Mentorimit (2)

  • star Publikuar: 26-10-2022
  • star Skadon: 09-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë OJQ
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2235

SHPALLJE PËR VEND PUNE

OJQ "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians NGO) në bashkëpunim me Këshillin e Evropës do të implementojnë projektin i cili ka për qëllim të përmirësojë nivelin e suksesit të të gjithë nxënësve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të regjistruar në shkollën e mesme përmes ndërhyrjeve pozitive, dhe të kontribuojë në ciklin e tyre arsimor, i cili do të rezultojë me shanset e tyre më të mira për të qenë konkurrues në tregun e punës dhe t'i shpëtojnë rrethit vicioz të përjashtimit. Si rezultat ne jemi në kërkim të plotësimit të pozitës:

Pozita e punës: Zyrtar/e i/e Programit të Mentorimit

Numri i pozitave: Dy (2)

Vendi: Prishtinë

Orari: I plotë

______________________________________________________________________________

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Të organizojë, koordinojë, monitoroj dhe raportojë aktivitetet në lidhje me avokim me institucionet publike për çështjet te edukimit;
  • Zbaton programe të drejtpërdrejta të mentorimit dhe tutorimit;
  • Mobilizon grupet te margjinalizuara për informimin dhe këshillimin për programet të bursave, mentorimit dhe tutorimit;
  • Të organizojë dhe udhëheq takime të cilat do të kontribuonin në zhvilimin ma të mirë të përfitusve të programeve;
  • Të monitorojë dhe vlerësojë rezultatet e aktiviteteve duke treguar gadishmëri për intervenim apo ndryshim të çasjes varësisht nga nevojat në terren;
  • Të krijojë dhe të mbajë lidhje me organizata partnere, bashkëpunëtore, donatorë dhe përfitues si dhe me institucione publike;
  • Të kryejë punën e tij/saj në përputhje me vlerat dhe parimet e Organizatës duke siguruar respektimin e plotë të rregullave dhe procedurave si dhe kodit të mirësjelljes;
  • Të përfaqësojë Organizatën në ngjarje publike, konferenca dhe takime si dhe në media
  • Të ofrojë mbështetje për aktivitete të tjera të përfshira në planet e punës së Organizates, sipas kërkesës.

Kualifikimi i vlerësimit

  • Diplomë universitare (preferohet fakulteti i Edukimit);
  • Aftësi shumë të mira komunikimi/avokimi;
  • Njohuri të sfidave dhe punës me pjesëtarë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Aftësi të mira negocimi dhe ndërmjetësimi;
  • Aftësi analitike dhe zgjidhjes së problemeve;
  • Aftësi vendimmarrëse;
  • Aftësi të mira organizative dhe të punës në grupe;
  • Aftësi për menaxhimin e stresit dhe punës në presion;
  • Njohja e gjuhës sërbe (e obligueshme);
  • Përvojë në projekte në fushën e edukimit (e preferuar);
  • Posedimi i patent shoferit në kategorinë B (obligative);

Dispozitat përfundimtare

OJQ "Zëri i Romëve Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivuese (të bashkangjitura me rekomandime, diplomat e shkollimit, dhe ҁertifikatat e trajnimeve). Mos dorëzimi i plotë i dokumenteve rezulton në mos shqyrtimin e aplikacionit.

Ne inkurajojmë kandidatët nga komunitetet: Rom, Ashkali, dhe Egjiptian (vajzat/gratë) të aplikojnë për pozitën e shpallur. Aplikimi realizohet përmes formës elektronike: [email protected]

Për më shumë informata ju mund të na kontaktoni në po të njëjtin e-mail. Afati i fundit për aplikim është deri më datën 09.11.2022 në ora 16:00