business

Zyrtar për Njih Klientin Tënd dhe Monitorimin e Sanksioneve 

  • star Publikuar: 14-02-2024
  • star Skadon: 20-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Bankë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1621

Shield Recruitment & HR kërkon një Zyrtar për Njih Klientin Tënd dhe Monitorimin e Sanksioneve (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjëse për përgatitjen e kërkesave për informata nga BQK, NjIF, AKP, AKK, AKI, Gjykata, Policia e Kosovës, EULEX;
  • Monitoron implementimin e Politikave dhe Procedurave të brendshme për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
  • Pergjegjese per monitorimin e sanksioneve vendore dhe nderkombetare (Sanction Screening);
  • Përdor sistemet e bankës për monitorimin e klientëve (AML Moduli, WorldCheck, Swift, CIF) ;
  • Këshillon degët dhe punonjësit mbi hapjen e llogarive të klientëve dhe klasifikimin e tyre në bazë të rrezikshmërisë;
  • Kontrollon klientat a gjenden ne listat e zeza duke përdorur World Check dhe listat e brendshme;
  • Përmbush kërkesat për informata nga BQK, NjIF, Gjykata, Policia e Kosovës, AKI;
  • Përgjegjëse për klasifikimin dhe ri klasifikimin e klientëve në bazë të rrezikshmërisë;
  • Përgatit dhe zbaton planin e aprovuar vjetor të monitorimit dhe trajnimit për punonjësit mbi zbatimin e politikave dhe procedurave për PPP/FT;
  • Këshillon degët dhe punonjësit e Bankës në zbatimin politikave dhe procedurave, me fokus në identifikimin klientëve apo transaksioneve të dyshimta lidhur me PPP/FT;
  • Kontrollimi i swift transaksioneve;
  • Monitoron transaksionet ditore dhe mbledhë informata për transaksionet dyshimta dhe jo të rregullta, asiston në analizat e tyre dhe evidenton, transaksionet e dyshimta
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;


Kualifikimet:

  • Fakulteti Juridik ose Ekonomik;
  • Mbi 1 vit përvojë pune në institucione financiare;
  • Njohja e mirë e Gjuhës Anglez;
  • Njohja e punës me kompjuterë;
  • Aftësi të komunikimit;
  • Aftësi analitike;


Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 20 Shkurt 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.